Kush po ia largon aleatët politikë Veliajt në Tiranë? Strategji apo miopi?

Erion Veliaj është kryebashkiak punëtor, korrekt me premtimet (gjithnjë kur nuk fut hundët kryeministri) dhe ka ndryshuar Tiranën në vitet e drejtimit të tij. Por jetojmë në Tironë, thotë kënga e Ramës kur ishte kryebashkiak- gjithçka mund të ndodhë. Aq me tepër që Kryeministri dhe mazhoranca nuk po i lë asnjë aleat në Tiranë. Rama largoi LSI-në, një forcë politike e re socialiste dhe e treta në partitë shqiptare. Me shumë vota, sidomos në Tiranë, tamam ku i duhen Erion Veliajt. Iku sot edhe PDIU, një parti me shumë elektorat çam elektorat në Tiranë.

Votat që Erion Veliaj i ka shtuar për PS-në, po ia gëlltit nga pak e përditë pikërisht vetë PS-ja. E çuditshme! Teoria e “bashkëqeverisjes me qytetarët” mbetet një slogan komunist që nuk ngjit aspak. Votat janë vendore në këtë rast, por përherë kthehen në vota politike. Qyetarët votojnë për kryebashkiakun, por në kushtet e varfërisë dhe papunësisë, ato i kthejnë votë hakmarrje për qeverisjen qendrore.

Ndërkohë Erion Veliaj merret me punët e bashkisë dhe komunitetit. Sot ai ishte në përurime shkollash. Ishte në Kodër Kamëz. Nxënësit që ndjekin mësimin në shkollën “Isa Boletini” në Kodër Kamëz nuk do ta zhvillojnë mësimin me dy turne këtë vit shkollor. Shkollës ekzistuese i janë shtuar 17 klasa rë reja, çfarë i jep zgjidhje shqetësimit të nxënësve dhe prindërve të tyre.

“Ashtu si ‘Isa Boletini’ erdhi në minutën e fundit, teksa shpallej Pavarësia, edhe ne, në minutën e fundit jemi gati për të shpallur pavarësinë nga shkollat me dy turne, në Kodër-Kamëz. Sot, me 17 klasat e reja, shkolla kalon me një turn, shpëtojmë nga klasat me dy turne, nga fëmijët që duhet të dalin vonë pasdite dhe të prishin të gjithë ciklin biologjik, por edhe arsimor, duke iu përshtatur turneve të shkollës. Teksa hyjmë në këtë vit të ri shkollor, më vjen mirë që Kodër-Kamzës i është shtuar kjo stoli”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku rend për punët e votuesve, ndërkohë partitë kanë fuqi mbi votuesit e tyre. Akoma si me magji ato i kalojnë votat e komunitetit të tyre, si të duan. Ndaj edhe votat e PDIU, ndonëse nuk mund të themi 100 %, por prapë janë shumë vota e do të kalojnë në opozitë.

Pa harruar se Sajmir Tahiri nuk ka “vdekur” politikisht. Ai do PS-në kur të ikë Edi Rama. PS-jo don Erion Veliajn, por me bashkinë!

Tirana do jetë “Stalingradi” i vitit 2019. Edi Rama me Tiranën mund të vazhdojë duke qeverisur ose ikën, pas humbjes, me gjithë qeveri e PS.

Ndaj dikush, si për dreq, po ia heq votat Erion Veliaj. Kastile apo nga arroganca?

SHKARKO APP