Erion Veliaj:”Po aplikoj modelin Meta”. Mesazh nga Edi Rama për paqtim?

Akademia Verore Politike e Lëvizjes Rinore për Integrim ishte këto ditë aktiviteti që mblodhi drejtuesit e LSI-së, si dhe politikanë shqiptarë e të huaj. Takimi i përvitshëm i LSI-së, zakonisht ka shërbyer jo vetëm si platformë diskutimi për brezin e ri, por edhe si podiumi ku janë dhënë mesazhe të rëndësishme politike. Mesazhe që nisin që nga pjesëmarrja e politikanëve të partive të tjera e deri tek mesazhi që dha Ilir Meta, kreu i LSI. Në krahasim me vitet e mëparshme, nga Partia Socialiste nuk pati asnjë nga ministrat e Ramës në këtë takim. Nuk dihet nëse mungesat ishin për çështje organizimi, apo pasqyrim i marrëdhënieve jo fort të qeta mes PS dhe LSI, porse nuk munguan disa figura emblematike të PS-së.

Pjesëmarrës nga Partia Socialiste ishin deputetja e PS-së, Arta Dade dhe deputeti Namik Dokle. Ditën e fundit ishte Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Prania e Veliajt ishte ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen e mediave, për shkak se njihet për afërsinë që ka me Kryeministrin Edi Rama. Por më shumë se kaq edhe për mesazhet që ai dha nga foltorja e aktivitetit të Lëvizjes Rinore për Integrim. Në fjalën e tij Veliaj vlerësoi energjinë e të rinjve dhe qëndrimet e kreut të Kuvendit dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta. Kreu i Bashkisë u shpreh se filozofinë e kreut të Kuvendit, se janë më shumë gjërat që i bashkojnë sesa ato që i ndajnë, e ka aplikuar dhe në punën e Bashkisë së Tiranës.

errr

“Është një nga hapësirat me më shumë energji në Shqipëri sot. Disa i ka lodhur vera kurse disa të tjerë vera i ka mbushur me energji fantastike dhe shpresoj do jetë ngjitëse kudo ku do ktheheni nesër. Unë besoj që në Bashkinë e Tiranës, ndoshta jemi një nga vendet që ka aplikuar më shumë atë filozofi të Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të LSI-së, mikut tonë Ilir Metës që ka shumë më shumë gjëra, jo vetëm ne si të majtë, por ne si shqiptarë, ne si të rinj, që na bashkojnë më shumë se sa gjërat që na ndajnë”, -theksoi Veliaj.

Prej kohësh dihet se marrëdhëniet Meta-Rama nuk kanë qenë në nivelet e mëparshme për shkak të qëndrimeve në raport me praninë e opozitës në Reformë, por edhe për shkak të filozofive të ndryshme që kanë për qeverisjen.Në këtë kuptim, deklarata e Veliajt se po aplikon modelin e Metës në drejtimin Bashkinë e Tiranës duket dhe si një mesazh për Ramën. Kjo merr më tepër vlerë kur thuhet nga një politikan që njihet për afërsinë që ka me Kryeministrin e Partisë Socialiste.

mejdani

Nga ana tjetër, mesazhi i Veliajt për Bashkinë vlen edhe për qeverinë. Ai tha se nuk ka rëndësi që të punojë vetëm kryetari, nëse ekipi nuk funksionon. Nëse nuk ka harmoni në ekip atëhere e kotë mbetet edhe puna e kryetarit. Duke sjellë shembullin e Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi se puna në grup është tejet e rëndësishme, e kjo duket se vlen edhe për koalicionin qeverisës.  “Edhe një nga arsyet se pse punët shkojnë mirë në Tiranë, nuk është se kryetari punon mirë, por se ekipi ynë i përbashkët funksionon mirë. Ndaj dhe besoj që nëse shikoni me kujdes personin që keni në të majtë, dhe personin që keni në të djathtë, ju lutem kujtojini vetes një gjë: Me këta njerëz me shumë gjasë do të keni të lidhur gjithë pjesën e mbetur të jetës suaj. Ditët e mira dhe ditët e këqija, ditët e lehta, por edhe ditët e vështira”, – tha Veliaj.

Deklaratat e Veliajt në takimin e LSI-së janë një sinjal për vendosjen e normalitetit në marrëdhëniet mes dy partive të koalicionit. Mjafton të kujtojmë se disa javë më parë, Pandeli Majko kërkonte rishikimin e marrëveshjes së koalicionit. Ndërsa Sekretarja e FRESSH-, Elisa Spriopali barazonte qëndrimin e LSI me atë të Partisë Demokratike. Veliaj u kujtoi socialistëve se mes të majtës  PS-LSI ka më shumë gjëra që i bashkojnë sesa ato që i ndajnë.

 

Por ndonëse në pamjen e parë mesazhi i Erion Veliajt dukej si një pëlqim i tij për politikën përbashkuese të Ilir Metës, ajo çka duket nën rrogoz është se lideri i PS-së ka nevojë për qetësi në mazhorancë. Pra Edi Rama me gojën e kryebashkiakut të Tiranës, të cilin e ka njeriun me të afërt politikisht, ka dërguar sinjal Ilir Metës se duhet të ecim të bashkuar, gjë që në të vertetë ka qenë LSI e cila e ka kërkuar prej muajsh. Ka qenë vetë PS dhe një pjesë e lidershipit të saj, të cilët punuan për ftohje të marrëdhënieve në shtëpinë e së majtës. Ka mundësi që llogaritë nuk dalin mirë në kupolën e PS dhe ndaj kërkojnë qetësi në mazhorancë.

Erion Veliaj që në qarqet e larta të PS-së njihet si zëvëndësuesi i Ramës në rast largimi të tij nga selia rozë ka marrë udhën nga Tiranë në Jalë vetëm për të lëshuar atë mesazh publik për LSI. Veliaj e di mirë që nëse marrëdhëniet mes PS e LSI shkojnë keq e më keq, ai do ta pësojë në këshillin bashkiak, pasi PD dhe LSI kanë shumicën në këshillin bashkiak të Tiranës. Dhe gjithçka bllokohet në projektet e tij. Dhe jo vetëm në bashkinë e Tiranës. Në 90 përqind të bashkive LSI-ja bën mazhorancën me PS-në.

Në rast lufte në Tiranë, gjithçka bllokohet në krejt Republikën. Dhe Erion Veliaj e njeh mirë artin e bashkëpunimit.

Fakti që ai përmendi se po përdor modelin Meta në Bashki ishte shenjë se nuk do të kemi vjeshtë të nxehtë politike në gjirin e mazhorancës.

j3

j1

 

 

 

SHKARKO APP