Erion Veliaj, tregtarëve: Hapësira publike nuk është mall pa Zot!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ftuar sot gjithë grupacionet e shoqërisë civile, që kanë si kauz të tyre mbrojtjen e mjedisit, që të vinë e të ndjekin nga afër punimet që po kryehen në Parkun e Liqenit Artificial për ndërtimin e një mjedisi për fëmijët. Sipas tij, të gjitha pemët e parrkut ku do të bëhet ndërtimi do të fotografohen dhe matrikullohen. “Ju sigurij se gjithshka do ti nënshtrohet një procesi transparent. Ftoj shoqërinë civile të vi të ndjekë nga afër procesin e ndërtimit dhe ta monitorojnë atë”, ka theksuar Veliaj.
Hapësira publike nuk është mall pa zot
Lidhur me protestën e tregtarëve kryebashkiaku u shpreh se duhet bërë ndarja mes dy ish- drejtorëve të Berishës të akuzuar për korrupsion dhe që kanë qenë të përfshirë në kontrabandë, që udhëheqin këtë protest, dhe tregtarëve të ndershëm. “Për të gjithë tregtarët e lokaleve Bashkia ka zeruar taksat. E gjithë veprimtaria tregtare brenda hapësirës është zero taksë. Por gjithkush do të paguajë për hapësirën publike që kanë zënë. Hapësira publike nuk është mall pa zot”, theksoi Veliaj.