Ervin Salianji i rrëmben Berishës edhe demokratët e Lezhës, e presin qindra vetë
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji nga qyteti i Lezhës tha se PD-ja nuk ka luksin në opozitë të përjashtojë njeri, por ajo duhet të bindë çdo njeri, edhe që nuk mendon si Berisha, që të bashkohet në një front të madh për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë paralel me Salianjin ndodhet Berisha në një takim me strukturat demokrate në ish-kombinat në Tiranë. Berisha me pak njerëz në sallë, kurse Salianji në Lezhë kishte qindra demokratë në sallën e pallatit të qytetit.
Ndër të tjera Salianji tha se duhet të rifreskohet lidershipi në PD, sepse ka mbetur peng i pesë personave që nuk gjenerojnë energji të reja. Ish-deputeti akuzoi Berishën se është pushtet, por në pushtetin e opozitës ndaj ndjehet mirë për vete e disa deputetë që i ka futur nga listat e PD.
Me datë 24 janar Berisha ka thërritur protestë kombëtare para kryeministrisë. Por nëse protesta fillon e mbaron me fjalimin e tij, demokratët në Lezhë te Salianji theksuan se nuk i shkojnë më se u mërzitëm prej 13 vitesh me të njëjtat fjalë nga Berisha që pas çdo proteste thotë se “e rrëzuam Edi Ramën”.
Me tej Salianji shtoi se nuk më përjashton dot nga PD-ja Sali Berisha, pasi asnjëherë nuk kam ikur nga PD, përkundrazi kam sakrifikuar edhe lirinë time me burg. Eshtë koha të përbashkohemi e jo të përçahemi, por që të vimë në pushtet duhet urgjent ripërtëritje në lidershipit. Ndryshe do të mbetemi përherë në opozitë e gjithnjë me pak në numër. Unë, tha Salianji, nuk kam ardhur për të futur sherrin por për të shkundur lidershipin që ka ra rehat në pushtetin e opozitës, dhe për të krijuar frymë të madhe kundër kryeministrit Rama që ta rrëzojmë.

KOHA JONË SONDAZH
A të drejtë Trumpi për Groenlandën?
Results
Vota totale: 23452

