U hodh shorti “EURO 2020”. Grupe interesante për Kosovën dhe Shqipërinë

Hidhet shorti i kualifikimeve për Kampionatin evropian në futboll EURO 2020. Kosova, Shqipëria dhe Gjermania në Dublin u renditën në grupe jo të lehta.  

Gjermania do të ketë të pakën një kundërshtar shumë të fuqishëm në grupin e saj C, të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në futboll EURO 2020. Ajo do të ndeshet me Holandën me të cilën është ndeshur edhe në Ligën e Kombeve dhe ka shënuar një humbje dhe një barazim. Kundërshtarët tjerë do të jenë Irlanda e Veriut, Estonia dhe Bjellorusia. Këto tri të fundit konsiderohen kundërshtarë të denjë, por jo edhe pengesë e pakalueshme për ekipin e trajnerit Joachim Löw.

Kosova me shansa reale

Kosovo Faroe Islands Nations League Soccer (picture-alliance/AP Photo/V. Kryeziu)

Kosova është gjetur për herë të parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian dhe do të ketë punë me “djepin e futbollit”. Në grupin A, ajo do të përballet me Anglinë, si kundërshtarin më të fuqishëm. Por shumë interesante do të jenë edhe kundërshtarët tjerë: Republika e Çekisë, Bullgaria dhe Mali i Zi. Në veçanti interesante do të jenë ndeshjet e “Dardanëve” me fqinjët Malin e Zi dhe Bullgarinë, sepse ekspertët gjermanë janë të mendimit se Kosova mund të ketë shansa reale për kualifikim.

Shqipëria në grup aspak të lehtë

Fußball UEFA EURO 2016 Fans (picture-alliance/dpa/Sportphoto)

Shqipëria nuk do ta ketë fare lehtë në grupin e saj H, pasi që për kundërshtarë do të ketë edhe kampionin aktual të botës – Francën. Por në këtë grup do të jenë edhe kundërshtarë tjerë shumë të fortë, si Islanda dhe Turqia. Kuqezinjtë duhet të respektojnë me siguri edhe kundërshtarët si Moldavia dhe Andora, por këto dy ekipe nuk kanë shansa reale për kualifikim në EURO 2020.

 

SHKARKO APP