Europa: Edhe janë zgjedhur në mënyrë legjitime, por edhe të mos hyjnë në komuna se kanë 2 % votues!

Situata në veriun e Kosovës po shkon keq ose me saktë sipas skenarit serb. Ndërkohë që SHBA dhe BE i lejuan të zhvilloheshin zgjedhjet edhe kur bojkotoi pala serbe në komuna e tani iu thonë se nuk mund të hyni në zyra!

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, u shpreh e shqetësuar nga situata në veri të Kosovës gjatë një konference për media në Prishtinë, Ajo tha se Qeveria e Kosovës “duket se po rrezikon shumë me këto manovra në veri”.

“Natyrisht, kryetarët e zgjedhur janë zgjedhur në mënyrë ligjore. Por, kjo nuk do të thotë se ata kanë legjitimitetin për të hyrë në këto objekte dhe të kenë qasje me forcë. Askush nuk mund të udhëheqë me një apo dy për qind të votave”, tha Von Cramon.

Ajo i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës ta pyesë veten “nëse kjo është qeverisje e mirë”, teksa shtoi se duhet të punohet në ndërtimin e besimit me komunitetin serb në veri të Kosovës dhe që ata të mos portretizohen si “kriminelë” dhe “kukulla të Beogradit”.

Deklaratat e zyrtares evropiane vijnë në ditën kur serbët lokalë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok po protestojnë për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale.

Bashkësia ndërkombëtare ka shprehur shqetësimin me veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilës i ka kërkuar që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

SHKARKO APP