Europa nën stuhi me 170 km/orë, kurse Shqipëria mbetet në ujë

Në dy ditët e fundit Europa po kalon stuhi me erëra të forta, ndërsa në Shqipëri shiu po përmbyt gjithçka.

Bilanci i viktimave nga një stuhi që ka mbërthyer Spanjën, Portugalinë dhe Francën, shkoi në tetë të shtunën mbrëma ndërsa rajoni është përgatitur për më shumë erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Ndërsa stuhia Elsa po dobësohet teksa i afrohet Britanisë, autoritetet në Francë, Portugali dhe Spanjë kanë paralajmëruar për rreziqe të reja. Stuhia Fabien që po mbërrin me erëra prej 170 km në orë, në Galici, në Spanjën veriperëndimore, ka detyruar anulimin e 14 fluturimeve dhe devijimin e shumë të tjerëve. Shumë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërkohë që i gjithë bregu i Galicisë dhe Asturias është në alarm të kuq për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.

Në Shqipëri kishte stuhi të tmerrshme shiu dhe rrebeshe në zonat fushore e bregdetare. Raportohen përmbytje në Vlorë, Berat, Elbasan, Durrës, në Tiranë për pak sa lumi Lana doli nga shtratii, kurse Lezha noton në ujë.

Në disa zona ka rënie gurësh në mënyrë masive në akset rrugore.

Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.

Në Rajonin Verior është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie materialesh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.

Ndërkohë në vendin e quajtur Krajkë në Fushë Bulqizë, një mjet është përmbysur nga era e fortë, por pa dëme në njerëz. Punonjësit e kompanisë së mirëmbajtjes së rrugëve, të cilët ndodheshin aty kanë ndërhyrë dhe me mjetet e tyre kane bërë të mundur ngritjen e automjetit.

Në Rajonin Qendror situata e rrugëve ka qenë më e qetë, megjithë reshjet e dendura. Në të gjithë akset e këtij rajoni qarkullimi ka qenë normal.

Në Rajonin Jugor ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit – Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë. Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh. Është punuar nga kontraktorët për pastrimin e tyre të menjëhershëm dhe aktualisht të gjithë akset janë me kalueshmëri normale.

Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.

Strukturat e ARRSH dhe të gjithë kontraktorët, në të tre rajonet, janë në gadishmëri dhe në monitorim të situatës

Pamje nga zona e Gjirokastrës ku gurët ka zënë akset rrugore

Pamje nga përmbytjet sot në qytetin e Lezhës

Foto e ditës së dielë datë 22 dhjetor në fshatin Zall Bastar

SHKARKO APP