Kadri Morina i “Eurosig” blen “INSIG”

Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme miratimin e procedurës së tenderimit për shitjen e paketës së aksioneve (100 për qind), të zotëruara nga shteti në shoqërinë “INSIG”, sh.a., Tiranë, dhe shpalljen fitues të tenderit shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.
Sipas vendimit të qeverisë, fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., do të pajiset nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave, me autorizimin për kryerjen e pagesës së plotë të vlerës së ofruar në tender, ku përcaktohen qartë detyrimet e blerësit.

Fituesi i tenderit, shoqëria “EUROSIG”, sh.a., është i detyruar që, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e lëshimit të autorizimit, të bëjë pagesën e plotë të vlerës së ofruar në tender. Në të kundërt, nëse kjo shoqëri nuk paguan brenda afatit të sipërpërmendur vlerën e plotë të ofruar në tender, humbet të drejtën e blerjes dhe pagesa e ngurtësuar prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekësh për pjesëmarrje në tender nuk i kthehet.

kad1

Ngarkohet Ministria e Financave, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, të lidhë kontratën e shitjes së paketës së aksioneve të “INSIG”, sh.a.-së, Tiranë, me fituesin e tenderit, shoqërinë “EUROSIG”, sh.a.

Kadri Morina është pronari i “EUROSIG. Një biznesmen i suksesshëm në Shqipëri dhe në Rajonin e Ballkanit. Tani ai bleu edhe INSIG.

kad3

u2_kadri morina

SHKARKO APP