Evis Sala, koha për të bërë epokë në Shëndetësi

-Nga Lindita Kokoli dhe Nilda Halili-

Ndër zgjedhjet më fine dhe profesioniste që bëri kryeministri Edi Rama në qeverinë e re 2025-2029 ishte emërimi në krye të shëndetsisë të Evis Salës. Është hera e parë në këto 34 vite pluralizëm që vjen një figurë e këtij kalibri te Shëndetsia.

Por për çudi në vend që të reklamohej si një gjetje, shumë grupime të lidhura me interesa private në shëndetsi si dhe nga partia e Doktor Berishës nisen një sërë sulmesh ndaj Evis Salës duke intriguar, sajuar apo keqinformuar publikun. Berisha është mjek për vete dhe ka bërë histori në këtë vend si një ndër mjekët e zemrës më të mirët e Shqipërisë, dhe kurrsesi nuk duhet të lejojë apo më keq të inkurajojë sulmet ndaj një mjeke të nivelit të lartë. Politikisht mbetet në të drejtën e opozitës të sulmojë politikat shëndetsore të kryeministrit, por nuk ka sens që pa filluar punë tamam si ministre, ajo atakohet nga taborre, kur akoma nuk kemi parë si publik se çfarë do të bëjë ministrja e re.

Swiss Digital Desktop Reklama

Evis Sala ka drejtuar Qendrën për Imazheri Diagnostike dhe Radioterapi Onkologjike në Spitalin Universitar Gemelli në Romë. Për disa vite ka qenë e lidhur me Universitetin e Kembrixhit, ku ka bashkëdrejtuar Programin e Imazherisë së Avancuar për Kancerin dhe Programin e Mjekësisë së Integruar për Kancerin në Qendrën për Kërkime mbi Kancerin , ka drejtuar radiollogjine onkologjike ne Memorial Sloan Kattering ne USA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sala ka qenë gjithashtu aktive si pedagoge dhe mentore në formimin e profesionistëve mjekësorë dhe shkencorë.

Pra mjafton kjo CV e shkurtër e Evis Salës që kushdo ta gjithëpranonte e të vëzhgonte se si do të drejtojë ajo reformimin e shëndëtsisë shqiptare.

Në shëndetsinë tonë ka zhvillime të shumta në teknologji e investime, por mentaliteti i punës ka shume nevojë për të korigjuar dhe ndryshuar.

Evis Sala ka marrë një detyrë të vështirë, duhet pranuar. Te shëndetsia përplasen të gjithë, të majtë e të djathtë, kushdo ka nevojë për veten apo të afërmit. Pakënaqësitë janë normale, sepse mjafton të themi raste se si edhe në Britani apo Spanjë (nga informacione personale) që shkon për vizitë të mjeku dhe të lenë me javë apo muaj të të caktojnë operimin apo mjekimin, edhe kur ti e ke nevojë të shpejtë.

Shëndetsia mbetet një tabelë qitje nga kushdo që nuk kënaqet nga shërbimi mjeksor, ndaj kjo do të jetë beteja dhe epoka, edhe personale e Evis Salës.

Por duhet lenë të punojë, të shpalosë aftësitë e saj shkencore, por edhe administrative, mjekja që ka bërë histori në Cambridge (Britani).

E jo sulme sapo hyri në ministri!

Natyrisht që do të ketë reformë personeli, drejtuesish në institucione shëndetsore, politika shërbimi, etj. që do iu preken interesat, por interesi i publikut mbetet vendimtar.

Duhet një reformim i thellë i Fondit të Sigurimeve të detyrueshme shëndetesore (FSDKSH). Ai duhet të shnderrohet në paguesin real të shërbimeve shëndetësore që marrin qytetarët si në sistemin publik, por dhe në atë privat. Çdo shqiptar sa më shpejtë duhet të ketë karten e shendetit si në çdo vend të Europës e ku çdo shërbim që merr të ketë një rekord digjital dhe të jetë i financuar tërësisht në sistemin publik dhe pjesërisht në sistemin privat.

Siguria dhe ofrimi i barnave është një sfidë gjithashtu shumë e madhe. Në Shqipëri të gjithë ankohen për cilesinë e barnave dhe pamjaftueshmerinë e tyre. Agjensia e Barnave duhet aktivizuar në nivelet bashkëkohore me një laborator aktivë ku të testohet çdo bar që tregtohet në vend, plus duhet sa më shpejtë të jenë të disponueshëm për pacientet, minimalisht barnat onkollogjike dhe ato te sëmundjeve jetike.

Sot lista e rimbursimit të barnave është një rremujë e vertetë ku çdo kush që ka pas njohje apo ndikim fut ca medikamenti siç do, por asnjëherë nuk është realizuar një vleresim tërësor dhe me vizion te pakten duke marrë shembull vendet e Europes Lindore si Sllovenia, Kroacia apo dhe Serbia.

Në Shqipëri ende nuk ka gjurmim të barnave (track and trace). Jemi një vend ku ende vidhet buxheti i shtetit me receta fallco për pacientë që nuk ekzistojnë. Ku rimbursohen 2 ose dhe 3 herë me shumë barna të caktuara nga sa importohen dhe askush nuk shqetësohet se si funksionon kjo matematikë. Përllogaritet një abuzim rreth 20 milionë euro në vit.

Spitalet publike vazhdojnë të jenë si han pa porta kur sistemet informative nuk funksionojnë megjithëse shteti ka paguar për instalimin e tyre, nuk ka kostifikim të sherbimeve dhe asnjë integrim të moduleve administrative , financiare me ato mjekesore.

Ne nuk kemi të dhëna digjitale për sëmundjet, pacientët , trajtimet, barnat në sistemin tonë shendëtesor.

Në asnjë spital nuk ka një sistem, qoftë dhe të thjeshtë për vlerësimin profesional, por dhe financiar të mjekut dhe personelit teknik.

Ekziston një problem kronik i pajisjeve radiologjike që nuk funksionojnë, nuk mirëmbahen dhe pacientët detyrohen të shkojnë në spitale private për të marrë sherbimin. Këtu as që mund të diskutojmë për përfshirje te AI pa zgjidhur probleme kaq themelore.

Fakulteti i mjekesisë është në pikë të hallit. Praktikat spitalore te mjekëve të rinjë janë tërësisht të ç’organizuara dhe spontane pa asnjë sistem modern didaktik.

Fatkeqesisht deri me sot shëndetesia nuk është parë si një pikturë e madhe, por e copezuar, janë bërë riparime paljative duke shtyrë në kohë trajtimin rrënjesor të nevojshëm.

Nëse të gjitha hallkat nuk ndertohen me një plan të caktuar si enë komunikuese me njera-tjetren atëhere shëndetësia do të vazhdojë të jetë nië gropë në buxhetin e shtetit dhe një zhgënjim për pacientin në nevojë dhe familjen e tij.

Për realizimin e këtyre reformave do duhet një angazhim personal edhe i kryeministrit Rama. Nëse Evis Sala dështon në reformimin rrënjësor të shëndetsisë, do të jetë dështim së pari për kryeministrin Rama, i cili i besoi një personaliteti të këtij niveli lartë, SHËNDETSINË.

Por nëse ata ia dalin të realizojnë këtë ndryshim epokal, atëhere do të hyjnë në historinë e këtij vendi dhe do të përmenden në çdo vater shqiptare me bekim, mirënjohje e dashuri pasi shëndetesia prek çdo familje, prek femijë e pleq, gra e burra.

Do të ketë qejfmbetje, inate dhe sëkëlldira nga ata që preken, por Ministrja Evis Sala duhet të ruajë integritetin e saj personal dhe atë qeverisë.

Në foto: Evis Sala

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?