Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 12:03 Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami Myrto Uzuni ishte në qendër të vëmendjes në kampionatin amerikan, ku realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Austin FC ndaj Sporting Kansas City.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
Lajmet e fundit
Në trend
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Protesta në Tiranë
  • Erjon Vishkulli
  • Topi i Artë
  • El Clasico
  • Erlind Sulo
  • Lugina e Preshevës
  • Ekranet e korruptuara
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatbardh Kadilli: Duart që mbajnë çatinë që shembet

Forum
E martë, 21 Nëntor 2023 12:07
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Fatbardh Kadilli: 

Politika shqiptare ka rënë në nivelet më të ulta historike. Nuk ka qenë kaq e varfër as në vitin ‘90, kur monizmit i shteroi dhe pika e fundit dhe kur demokracia ishte vetëm dëshirë dhe ende jo një qëllim. Politikanët që kanë pushtetin në secilin krah vlejnë politikisht më pak se byroistët e rreshkur të ‘90 dhe kariera është e vetmja dëshirë e ndjekësve pa qëllime.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 1 ore
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 1 ore
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 2 orësh

Pushteti fshihet pas ofertës që zotëron, pas ofiqeve dhe parave publike me të cilat synon të kthej në klient këdo, rrogëtarët, biznesmenët, gazetarët, “opozitarët”, etj.
Opozita zyrtare nuk ka ofertë, nuk ka ofiqe dhe as para publike. Nuk favorizon dot, nuk emëron dot dhe nuk pasuron dot. Diku ia del të pasurohet për vete, por kjo e ekspozon edhe më keq, edhe më shëmtuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Normalisht do duhet të ishin në luftë, por sot po luajnë luftash që të funksionojnë në aleancë për të njëjtat objektiva. Të mbrojnë pushtetin e tyre si shumicë apo si pakicë në biznesin e përbashkët të politikës. Te asaj politike që sot pa vdes.

Ajo që bie më shumë dhe më keq në sy është opozita zyrtare. Misioni i saj është të organizojë dhe kanalizojë opozitarizmin ndaj pushtetit. Dy janë arsyet pse një njeri, apo shoqëri është në opozitë me pushtetin: e para se është kundër politikave të pushtetit dhe kërkon politika të tjera, ose se është kundër korrupsionit, abuzimit, padrejtësive të pushtetit.

Këtë të dytën sot po e bën drejtësia. Yjet e qeverisë së Ramës si Ahmetaj, Tahiri, Beqja, etj o janë në burg, o në arrati, o në derë të burgut. Edhe yjet e bashkive të Ramës, o dolën nga politika si të inkriminuar, o janë burgjeve. Pra opozita më e suksesshme, ajo që ia ka rrëzuar qeverinë dhe pushtetin Ramës është Drejtësia. Opzota do duhej të duratrokiste suksesin e drejtësisë. Duhet ta inkurajonte dhe trimëronte Drejtësinë. Por jo nuk e bën. Përkundrazi e godet e kërcënon drejtësinë. Pse? Drejtësia ia ka lehtësuar punën. Drejtësia ka kryer një nga dy detyrat e opozitës. Pse opozita nuk e gëzon fitoren e arritur nëpërmjet Drejtësisë? Pse opozita nuk përqëndrohet tek detyra e saj parësore, të prodhojë alternativën e saj? Përgjigjja është e qartë. Ata që janë opozita zyrtare dhe mbajnë, apo dhe i përdorin si armë rrethanore kariket e parlamentit nuk janë të zotë të prodhojnë alternativë. Alternativë do të thotë se duhet të jesh i ndryshëm nga pushteti. Duhet të dallosj si plusi nga minusi. Kjo është e pamundur.

Ata që kontrollojnë pushtetin mbi opozitën zyrtare janë njëlloj si ata që kontrollojnë pushtetin në qeveri. Prandaj as nuk kanë mundësi që ta plotësojnë detyrimin parësor, të bëhen alternativë. Për më keq, ata nuk gëzohen dot as nga suksesi i drejtësisë. Nga që janë njëlloj, frikësohen po njëlloj nga përballja me drejtësinë si ata në pushtet edhe ata në opozitë. Kjo i bën këta kundërshtarët të jenë bashkë. Pasi i venë flakën Parlamentit shkëmbejnë mesazhe e mesazherë për gjëmën e përbashkët. Ata e shohin se si me ngadalë sharra e Drejtësisë po pret trarët e kalbur të çatisë të kësaj politike të zvenitur. Ata kanë zgjatur duart që të mbajnë çatinë që po bie. E kot. Askush nuk do të shpëtojnë dot.

Si fundi i një epoke politike 30 vjeçare është rradha e Shqipërisë të jetojë atë që shoqëri të tjeta demokratike e kanë kaluar para nesh. Ata që e kujtojnë operacionin e drejtësisë italiane, “mani pulite” – duart e pastra duhet të kujtojnë se asnjë nga ata politikanë që mbretëruan në Itali nuk mbijetoi dot. Asnjë nuk la dot një gjurmë të pastër në histori. Asnjë nga partitë që sunduan nuk mbijetuan dot. U shpërbënë ose mbetën si flamuj muzealë. Nuk është më as Demokristiania, as Socialistia, e as të tjera. Mani Pulite – godit një klasë politike gjysëm shekullore të lidhur me krimin, me biznesin, me paligjshmërinë me mijëra fije kapilare. Edhe klasa jonë politike, në mos 50 vjet, 33 po i bën dhe i ka të gjitha këto karakteristika, edhe më të dukshme edhe më të prekshme. Për shkak edhe të përmasës së vogël të vendit, të gjithë takohen në bllok, apo në Lalëz. Ka një prirje prej 1 dekade në Bullgari, Rumani, Kroaci, Maqedoni, etj, për ta pastruar politikën e këtij rajoni nga kapja që i kanë bërë dinosaurët. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Këtyre u ka rënë çatia, siç po shohim çdo ditë dhe këta përpiqen ta mbajnë lart me duar.

Ta kenë të qartë pushtetarët politik të të dy krahëve që kanë shteruar dhe janë rreshkur ashtu siç ishin rreshkur byroistët monist të ‘90. Ta kenë të qartë edhe nepsqarët që karierën e kanë ëndër. Harresa i pret të parët, zhgënjimi i pret të dytët. Çatia që po priten trarët, nuk mbahet me duar.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami
Para 9 minutash

Legjionarët/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!
Para 11 minutash

Erion Veliaj: Protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë
Para 23 minutash

Taulant Balla: Studentët tanë të marrin shembull nga studentët e Serbisë, të përballen me PS-në me votë

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)
Para 30 minutash

Priti 36 vite për të bërë një goditje me kokë në ndeshjen e Liverpoolit (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 5 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 18 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 16 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 14 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.