Fatmir Xhafa: Letra e komisionerit Johanes Hahn, thjesht një copë letër…!

Debat i egër në konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare. Pas sherrit mes Ilir Metës i cili kerkoi llogari kryetarit te komisionit parlamentar te Reformes ne Drejtesi, Fatmir Xhafa, ky i fundit ka thene se “Dje më ka ardhur vetëm një copë letër, e përkthyer. Letra e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn, por ajo nuk është normë juridike dhe Komisioni nuk mund të mblidhet për një letër, ajo është një copë letër” u shpreh Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi.

“Prisja qe kjo të perkthehej në një normë juridike e pasqyruar në emailin e negociatorëve dhe atëherë të më vinte mua” u shpreh Fatmir Xhafa, duke ia lënë të gjithë fajin negociatorëve, që nuk arritën të binin dakort për reformën në drejtësi.

Me këtë deklaratë, Fatmir Xhafa u arsyetua për faktin se nuk mblodhi Komisionin për Reformën në Drejtësi, pasi nuk kishte një dokument juridik mbi të cilin të diskutonte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti socialist bie në kundërshtim me deklaratën e shefit të tij, Kryeministrit Edi Rama i cili dje përshëndeti publikisht marrëveshjen e arritur me Partinë Demokratike me ndërmjetësimin e eurokomisionerit Hahn, duke lexuar edhe letrën e zyrtarit të BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo marrëveshje PS-PD u përshëndet edhe nga vet Hahn por edhe nga Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë të lartë të BE.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?