Fatos Lubonja: Ata nuk janë spiunë, por njerëz kuriozë. Me saktë kalamajë!

Nuk ndalon akoma vala e përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës për ndalimin e rusëve në Gramsh. Qeveria thotë se po hetohet nga drejtësia, kurse PD dhe PL akuzojnë kryeministrin se “ka lenë rusët si turistë”.

Për analistin Fatos Lubonja, incidenti në Uzinën e Armëve në Gramsh nuk lidhet me spiunazhin. Ai i shikon tre personat e kapur më tepër si turistë kuriozë, se sa spiunë. Për News24, Lubonja tha ndër të tjera se këtu në Shqipëri ka shumë zona që njerëzit turistët mund të bëhen kuriozë.

Sa i takon sigurisë kombëtare, ai u shpreh se edhe kjo çështje duhet parë, por më tepër ka rëndësi diplomacia sesa përgatitja ushtarake si në kohën e Enver Hoxhës.

Ai tha se Shqipërinë e kanë lënë në gjendje të mjeruar, ndërsa populli shqiptar po largohet nga vendi.

“Unë me atë intuitën time është më mirë të mendosh që ata janë turistë. Mua më ka intriguar për të hyrë në disa zona. Për shembull Gjadri, gjithë zona e Gjadrit. Ata avionët ishin të prishur, por ishte interesante. Kur shkova aty, më thanë nuk lejohet të hysh, por ata avionë nuk i duhen as dreqit.

Afër Petrelës ka qenë një bazë raketash, me tunele. E mbajnë mbyllur nuk lejohet, thonë. Unë gjykoj që ky kurioziteti turistik nuk është vetëm për detin, por janë edhe këto objekte interesante.

Unë mendoj se ata kanë këtë kuriozitet. Më thoni ju cili është rreziku që i vjen Shqipërisë nga zbulimi në Gramsh?!

Këta thanë se kanë përdorur edhe spraj, të pajisur me armatime serioze. Mund të jenë thjesht turistë, por edhe blogerë. Ka njerëz që kanë pasione, por logjikë spiunazhi nuk gjej aty, vetëm nëse spiunazhi rus është katastrofa fare!

Edhe siguria kombëtare duhet parë. Mendoj se më shumë është diplomacia ajo që duhet të punojë për ta ruajtur Shqipërinë sesa një përgatitje ushtarake si në kohën e Enver Hoxhës. Ashtu si e kanë katandisur Shqipërinë këta nuk ka shqiptarë, jo me të ketë ushtarë për të luftuar. Për kë të luftojnë, për Edi Ramën?!

Për mua këto janë pseudohistorira që i serviren popullit për ti shpëlarë trutë nga historia e korrupsionit qeveritar.

E kanë lënë popullin në gjendje të mjeruar dhe manipulojnë popullin akoma me spiunë të jashtëm apo të brendshëm.

Aty ishte edhe një ukrainas, ku do e provosh që janë spiunë?! Kjo është qesharake. Ata janë njerëz kuriozë dhe një nga kuriozitetet që kërkojnë njerëzit është edhe kjo”, tha Lubonja.

https://kohajone.com/zeri-i-amerikes-per-konferencen-e-shtypit-te-dy-ministrave-cuci-dhe-peleshi/

SHKARKO APP