Fatos Lubonja: Prokuroria është e kalbur, po arreston vetëm opozitarë

Arrestimi i kreut të LSI-së në Elbasan nga Prokuroria nuk është kritikuar vetëm nga opozita, por edhe nga shoqëria civile. Analisti Fatos Lubonja tha se arrestime e fundit të Prokurorisë janë politike dhe dëshmi se institucioni i akuzës është i kalbur.

I ftuar në “News 24”, Lubonja tha se arrestimet e sotme ndaj opozitës ngjajnë si arrestimi i Fatos Nanos. “Unë mendoj se në akuzat ndaj Fatos Nanos kishte dhe ndonjë gjë të vërtetë, ama të gjithë shqiptarët e dinë se ai u arrestua dhe u burgos për arsye politike”, tha Lubonja duke bërë një paralele me arrestimet e ditëve të fundit.

Lubonja: Po shkatërrojnë memorien e Spaçit. Janë të etur vetëm për para

Analisti Lubonja tha se dhe në atë kohë arrestimet u bënë pas një reforme në drejtësi, që njihej si “Reforma e plepave”. Sipas tij, prokuroria ka dështuar të dënojë korrupsionin galopat dhe çështje që kanë qenë mjaft të ndejshme për publikun, siç ishte kanabizimi. Në këtë linjë, ai shtoi se arrestimet e sotme janë vetëm politike.

Unë do t’ju sjell një shembull. Në vitet 93-94 u arrestua Fatos Nano për korrupsion. Unë mendoj se aty mund të ketë pasur edhe korrupsion por nuk ka shqiptar që nuk e di se ai nuk u arrestua për korrupsion por për arsye politike. Në atë kohë u bë edhe shkolla e plepave. Rezultatin e dini vetë, 97-ta. As korrupsioni nuk u ndalua, as piramidat. Lufta politike shkoi deri aty sa nuk dilje dot as në TV publik. Mendoj se është e njëjta gjë, jo në atë ekstremitet. Kjo është drejtësi e kapur dhe po përdoret dhe fakti është evident. Po arrestohen vetëm opozitarë. Ke dëgjuar ndonjë qeveritar? Shiko çfarë ndodhi me Saimir Tahirin. Kapen ca për të trembur, për të shantazhuar. Ky është një kërcënim i madh që nesër mund të kapë atë opozitarin që mund të ketë bërë ndonjë korrupsion po për mua Shqipëria lundron në një det paligjshmërie. Kjo po ndodh dhe ndaj kësaj duhet të ngrihen sa më parë njerëzit”, deklaroi analisti Lubonja.

Disa ditë më parë, Prokuroria arrestoi Dashamir Xhikën, kryetar i LSI-së në Elbasan dhe ish-drejtor i autoritetit të rrugëve. Padia ndaj tij është bërë nga Ministri i Transporteve. Akuza kryesore e prokurorisë ishte abuzim me fondet për një tender rruge në vitin 2009, ndërkohë Xhika u bë drejtori i Autoritetit të Rrugëve në vitin 2013. Gjithashtu, Ministria ka paditur drejtorin, por nuk ka bërë të njëjtën gjë për nëndrejtorin i cili i përket PS dhe i ka shërbyer në të njëjtën periudhë në Autoritetin e Rrugëve. Përkundrazi ku i fundit është ngritur në detyrë duke marrë postin e drejtorit.

Publicisti Fatos Lubonja ka kritikuar qeverinë dhe për shkatërrimin e burgjeve të komunizmit, ku kanë vuajtur me mijëra shqiptarë. Ai tha se Rama shkatërron memorien e Spaçit duke thënë se në këtë vend veç paraja ka rëndësi. Analisti ka komentuar ndërtimin e një fabrike bakri në vendin ku ai ka kaluar një pjesë të jetës së tij si i burgosur.

I ftuar në News24, ai  e quajti ndërtimin e kësaj fabrike dhunë kriminale. “Të ndërtosh një fabrikë të bardhë që është sa dy tre fishi i atyre ndërtesave është një dhunë kriminale ndaj kësaj memorie. Është si të shkosh në Aushvic dhe meqenëse ka një terren të lirë të ndërtosh një fabrikë. Kjo minierë është dhënë herët me koncesion. Iu është dhënë sikur ajo të ishte miniera nga e cila do pasuroheshin. Nga një vend vuajtje, duhet të ishte vend memorie, para 2-3 ditësh u kujtua holokausti, këtu shkatërrohet kujtesa. Pse, sepse aty paska ca bakër. Vetëm paraja ka rëndësi në këtë vend dhe pastaj krimi. Rama ka kaluar aty dhe paturpësisht nuk e ka kthyer as kokën. Këtë mikun e Erdoganit e kemi thirrur dhe ka ardhur. Është ndërtuar atje ku ishte vend mundimi…Është zona e dytë, ku është bërë vuajtja më e madhe sepse ishte zonë me temperatura të larta. Ky turku, ky mashtruesi na tha se do e ngrinte pas kodrës dhe e bëri me dhunë kështu dhe me mbështetje kryeministrore, se duket. Vjen ai dhe nuk i intereson dhe pastaj bën show gjoja për të burgosurit politik. Ky është realiteti shqiptar që duhet denoncuar fort. Ka qenë e rrethuar me tela me gjemba, është zona e dytë. Nuk është kryesore godina, por gjithë zona, gjithë peizazhi i rrethuar me tela me gjemba.

Ishte një kujtesë që nuk duhej prekur dhe miniera vetë. Ne e kemin ngritur zërin dhe kemi kërkuar nga Ministria e Kulturës që zona që është quajtur zonë e mbrojtur të zgjerohet. Ky shkoi dhe prishi pallatin e Lulzim Bashës… Kishte më shumë rëndësi ajo pjesë bregdet se ai vend ku kanë vuajtur shqiptarët, ajo copë kujtesë? Është një masakër e vërtetë ndaj kujtesës. Aty duhet të shkonin me shkolla për të parë se çfarë ka ndodhur, për të kujtuar”,- deklaroi Lubonja.

SHKARKO APP