Festa e Sulltan Novruzit dhe mesazhet e politikës
Sot është Festa e Sulltan Novruzit, një festë tashmë popullore në Shqipëri e jo vetëm e bektashinjve. Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshendetur personalisht festën si dhe ka postuar më pas, në facebook, tekstin e mëposhtëm: Të dashur miq, në këtë ditë feste, shprese dhe optimizmi fetar e pranveror, dëshiroj t’i përcjell urimin mbarë popullit shqiptar dhe veçanërisht besimtarëve bektashianë kudo në botë: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Paçi gjithmonë shëndet e mbarësi në familjet tuaja!
https://www.facebook.com/ilirmetaj/videos/1704573142922285/
Kurse kryeministri Edi Rama ka shkruar urimin:“Gëzuar Sulltan Novruzin!”, duke postuar foton e mëposhtëme:
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në Ditën e Sulltan Novruzit dha një mesazh urimi për komunitetin bektashi dhe gjithë shqiptarët. “U uroj nga zemra të gjithë vëllezërve dhe motrave bektashianë, Gëzuar ditën e bekuar të Sulltan Novruzit, ditëlindjen e Imam Aliut. Është dita e ringjalljes, dita që shënon fundin e dimrit të egër dhe nisjes së pranverës, është dita e fitores së dritës mbi errësirën.
Ndaj ju uroj nga zemra, të gjithë besimtarëve të Zotit, qoftë kjo një ditë e ripërtëritjes së shpresës dhe besimit në Zot, e optimizmit dhe të mirës në zemrat dhe familjen e çdokujt”, tha Basha. Kreu i opozitës dha një mesazh edhe në kuadër të 26 vjetorit të fitores së parë të PD-së në zgjedhjet pluraliste. “Është po kështu 22 marsi historik, dita ku 26 vite më parë me 22 mars 1992, shqiptarët u bashkuan dhe mposhtën errësirën dhe tiraninë 45 vjeçare. Mposhtën diktaturën e së keqes, diktaturën më çnjerëzore që varfëroi, shtypi dhe shkatërroi jetët e miliona shqiptarëve. Është dita e triumfit të madh, të bashkimit të vullnetit të shqiptarëve, por është po kështu një thirrje për një bashkim dhe një zgjim tjetër të madh vullnetesh të shqiptarëve për të mposhtur diktaturën e krimit, për të marrë në dorë fatin tonë dhe për ta çuar Shqipërinë drejt destinacionit të saj hyjnor, mision kombëtar i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë së lirisë, së dinjitetit, të punës dhe të demokracisë europiane. Gëzuar ditën e Sulltan Novruzit! Gëzuar 22 marsin e historisë, paralajmërimin dhe bekimin për të nesërmen europiane për çdo shqiptare dhe çdo shqiptar”, tha Basha.
Urimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me rastin e festës së Sulltan Novruzit.
Në këtë ditë të fisnikërisë së bektashianëve u uroj të gjithë besimtarëtve bektashianë dhe popullit shqiptarë, paqe e mbarësi.
Drita e Zotit u ndriçoftë rrugën të gjithë shqiptarëve, dhe të reflektojë klasën politike për t’i dhënë më shumë dritë, më shumë begati, më shumë paqe dhe më shumë forcë shqiptarëve.
Ju uroj dhe ju që në këtë ditë pushimi ju shërbeni qytetarëve dhe ne njëkohësisht, duke na çuar zërin tonë dhe fjalën tonë tek ta. Gëzuar për shumë vjet, mbarësi për ju dhe familjet tuaja. Paqja mbizotëroftë në shpirtin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve.
Sot është ditë paqe, nuk është ditë as për të cilësuar apo për tu marrë me lajme të vjetra. Dua tu them dhe diçka tjetër, anëtarët e LSI janë të lirë për të qenë kudo që janë po di të them që realitetin ku ne jetojmë nuk e ndryshojnë as këshilltarët dhe as deputetët. E rëndësishme është që të ndryshojmë e tu japim shqiptarëve më shumë punë, më shumë mirëqënie dhe më shumë begati (Monika Kryemadhi)
Ish-kryeministri Berisha ka uruar duke shkruar: Gezuar Sulltan Novruzin!
Te dashur miq, sot bektashinjte dhe se bashku me ta te gjithe muslimanet shqiptare festojne Sulltan Novruzin, diten e lindjes se Imam Aliut, diten e ringjalljes dhe shpreses per nje te ardhme te re, me te mire.
Ndaj dhe le t’ju urojme ne se bashku nga zemra te gjithe bektashinjve shqiptare kudo qe jane; Gezuar diten e bekuar te Sulltan Novruzit! sb