Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 01:12 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët Botuesi i Koha Jonë, Nikoll Lesi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus te Ylli Rakipi, deklaroi se protestuesit duhet të krijojnë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dhuna policore
  • Pedagogët me studentët
  • Reagimi i PD
  • Sanksionet ndaj dhunuesve
  • Gjykata e Apelit
  • Vrasja në Kamëz
  • Përplasja te Katedralja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Fillojnë protestat edhe në Nikaj-Mërtur, qindra banorë kërkojnë të mos u preket lumi i Mërturit! (video)

Fillojnë protestat edhe në Nikaj-Mërtur, qindra banorë kërkojnë të mos u preket lumi i Mërturit! (video)

Kryesore
E shtunë, 11 Korrik 2026 16:55
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Nga Ilir Meta (burgu i Tiranës)
Nikaj-Mërturi është një nga trevat më të mrekullueshme të Shqipërisë, me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor. Një perlë e natyrës, që mbart një histori të lavdishme, një identitet të spikatur historik, kulturor e patriotik dhe një trashëgimi që i bën krenarë të gjithë shqiptarët.
Pikërisht në momentin kur, falë sakrificave, përkushtikin dhe përpjekjeve vullnetare të banorëve të Nikaj-Mërturit, kudo që ndodhen në Shqipëri dhe në diasporë, u bë e mundur hapja e rrugës dhe nisi rivitalizimi i gjithanshëm i kësaj treve, tentativa për të vënë dorë mbi lumin e Mërturit përbën një kërcënim të rëndë. Një ndërhyrje e tillë do t’i jepte një goditje të pariparueshme potencialit të jashtëzakonshëm turistik dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Nikaj-Mërturit.
Prandaj qëndroj me bindje të plotë dhe me gjithë zemër në krah të komunitetit fisnik, punëtor dhe patriot të Nikaj-Mërturit, duke mbështetur pa asnjë rezervë kërkesat e tyre të drejta dhe legjitime për mbrojtjen e lumit dhe për respektimin e së drejtës së tyre për t’u dëgjuar.
Lumi i Mërturit është një pasuri e çmuar kombëtare, një trashëgimi e rrallë natyrore që nuk u përket vetëm brezave të sotëm, por edhe atyre që do të vijnë. Mbrojtja e tij është një detyrim moral, qytetar dhe kombëtar.
I bashkohem thirrjes së banorëve për ndalimin e menjëhershëm të çdo ndërhyrjeje që rrezikon ose dëmton këtë mrekulli të natyrës, për transparencë të plotë në çdo proces vendimmarrës dhe për zbatimin e ligjit, me respekt të plotë për zërin, të drejtat dhe vullnetin e komunitetit.
Asnjë interes i ngushtë ekonomik nuk mund të justifikojë shkatërrimin e natyrës. Asnjë projekt i paraqitur në emër të “zhvillimit” nuk mund të ndërtohet mbi shkatërrimin e një pasurie që i përket të gjithë shqiptarëve.
Lumi i Mërturit nuk është thjesht një lumë. Ai është jetë, kujtesë, identitet dhe krenari. Ta mbrojmë sot, që edhe brezat e nesërm ta gëzojnë të paprekur./Ilir Meta/

Mund t'ju interesojë

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Para 7 orësh
Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë

Senatori demokrat i Miçiganit: Autoritetet të shmangin agresionin ndaj protestuesve paq...

Para 10 orësh
Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk j...

Para 11 orësh

Banorët e Nikaj-Mërturit protestojnë kundër ndërtimit të tre digave në lumin e Mërturit

Shkruar nga Mhill Gecaj

Nikaj-Mërtur, 5 korrik 2026 — Më shumë se 300 banorë të krahinës së Nikaj-Mërturit, në Tropojë, bashkë me aktivistë mjedisorë, protestuan sot kundër projektit të KESH që parashikon ndërtimin e tre digave (prita malore) në lumin e Mërturit, një lumë që deri më sot mbetet një nga arteriet ujore më pak të cenuara të Alpeve Shqiptare dhe bukuritë e rralla natyrore të vendit.
Punimet për këtë projekt nisën rreth tre javë më parë, pa asnjë konsultim paraprak me banorët e zonës dhe pa vendosur asnjë tabelë informuese mbi natyrën e punimeve. Shqetësimi i banorëve u denoncua fillimisht nga Besnik Palnikaj në median lokale Nikaj Mërtur News, i cili u bë zëri i protestës dhe mobilizoi banorët, dhe së bashku protestuan sot në mënyrë paqësore pranë urës së Mërturit. “Lumi i Mërturit në këtë projekt është cilësuar si përrua duke e konsideruar ndërhyrjen të nevojshme dhe të ligjshme, ndërkohë që nuk ka pasur transparencë në asnjë fazë të projektimit. Ne mendojmë se lumi nuk duhet të preket dhe kërkojmë rishikimin e këtij projekti si dhe përfshirjen e banorëve në konsultimet publike”, tha ai.
Njësia Administrative e Lekbibajt kishte njoftuar fillimisht një dëgjesë publike për datën 29 qershor, e cila më pas u shty për datën 5 korrik, të njëjtën ditë me protestën e planifikuar nga banorët. Për shkak të mobilizimit të komunitetit, dëgjesa u anullua duke i lënë vendin protestës. Ndërsa Administratori i Njësisë Administrative iu bashkua banorëve në protestë ku u shpreh se do të qëndrojë në krah të tyre për të kërkuar transparencë mbi projektin,
Banorët e zonës u shprehën se kjo që po i ndodh krahinës së tyre është një ndërhyrje kundër vullnetit dhe vizionit të banorëve për zhvillimin e turizmit në zone dhe janë të bindur që kjo nuk është në të mirë të natyrës dhe as të banorëve. Vetëm një ditë përpara protestës së sotme, makineritë e punimeve u larguan nga shtrati i lumit. Megjithatë, banorët vendosën të vijojnë me protestën e planifikuar, duke u shprehur të vendosur për të mbrojtur lumin e Mërturit.
Në vetëm pak ditë, fadromat kanë tjerërsuar më shumë se 1 km të shtratit të lumit të Mërturit, duke devijaur rrjedhën dhe krijuar rrugë aksesi për makineritë. “Ndërtimi i këtyre digave në rrjedhën e lumit të Mërturit rrezikon tjetërsimin dhe dëmtimin e pakthyeshëm të shtratit të tij. Kjo është një prej ndërhyrjeve të shumta që Shqipëria po i bën lumenjve, duke çuar në pakësim të rrjedhës natyrore prej 28% në vetëm 7 vitet e fundit. Në një kohë kur duhen bërë studime të thelluara për të vlerësuar dëmin mjedisor nga ndërhyrjet e deritanishme, nuk mund të vijohet me projekte që dëmtojnë lumenjtë në mungesë të këtyre studimeve.”, tha Besjana Guri, Drejtore Ekzekutive e LUMI, e cila iu bashkua protestës së banorëve. Një javë më parë ajo e ngriti shqetësimin mbi problematikën publikisht në ditën e 27-të të protestës kombëtare “Revolucioni i Flamingove” në Tiranë.
Krahina e Nikaj-Mërturit gëzon statusin e Parkut Natyror Rajonal që prej vitit 2014 dhe gjendet në zemër të Alpeve Shqiptare një zonë me potenical të lartë të turizmit natyror dhe me biodiversitet të pasur.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
LAJME Para 6 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
AKTUALITET Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta
AKTUALITET Para 7 orësh

Kryeministrja italiane planifikon dislokimin e 500 ushtarëve në Milano për protesta

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
LAJME Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Më të lexuarat

1 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 10 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

2 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 6 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

3 Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 7 orësh

Media shtetrore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 14 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

6 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 11 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

7 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 10 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

8 Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh
Para 15 orësh

Nga Stefan Çapaliku te Fatos Tarifa, 735 pedagogë apel Ramës: Studentët janë liderët tanë në shesh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.