Financial Times: Putini ka shpallur gatishmerinë e lartë te personeli i armëve bërthamore

Presidenti rus i tha të dielën Sergei Shoigu, ministrit rus të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov se “vendet perëndimore nuk po ndërmarrin vetëm veprime ekonomike jo miqësore kundër vendit tonë. Por liderët e vendeve të mëdha të NATO-s po bëjnë deklarata agresive për vendin tonë’.

Takimi në Kremlin është transmetuar në TV shtetëror.

‘Unë urdhëroj që forcat e parandalimit të Rusisë të vendosen në një gadishmëri të lartë detyre,’ tha Putin, shkruan Financial Times.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka vendosur vënien në punë të mbrojtjes nukleare, ndërsa ka ngritur në gadishmëri të lartë të gjithë ushtarakët e këtyre armëve strategjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Europa frikësohet ndonjë përshkallëzimi lufte me Putin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?