Vasili: Do fitojmë edhe kryeministrin. LSI do zgjedhë kryetarin dhe Zv/kryetarin

Sot Petrit Vasili, ministri aktual i LSI dhe kryetar i pritshëm i kësaj force politike, ka bërë deklaratën e tij me të fortë. Ka thënë se në këto zgjedhje LSI do jetë parti e parë dhe do të marrim edhe kryeministrin e vendit. Kjo bazohet sipas Vasilit në rritjen e forcës se tij politike, sidomos te rinia dhe gratë.

Kjo ka shkaktuar njëlloj frike në selinë e PS-së, pasi sipas një prej drejtuesve të selisë rozë, ka teori konspirative se përveç votave të LSI mundet që militantët e PD-së të pakënaqur nga mos pjesmarrja e PD-së në zgjedhje dhe të ndjerë si te vetmuar në zgjedhje, të votojnë LSI.

Petrit Vasili i pyetur nga “Koha Jone” se ku e bazon këtë deklaratë se LSI do jetë forcë e parë politike në këto zgjedhje tha se kemi një numër ta madh gjithnjë në rritje nga radhët e rinisë që po turren drejt LSI, kemi simbolin e LSI ndër vite që është Ilir Meta, ndonëse nuk do angazhohet se ka Kushtetutën, por emri i tij prodhon dhjetra e dhjetra mijëra vota shtesë, kemi  Monika Kryemadhin që mbetet katalizatori i LSI. Do jemi patjetër forcë e parë. Mbajeni mend! Siç morëm Presidentin, do te marrim edhe kryeministrin- shtoi Vasili.

LSI, pas zgjedhjes se Ilir Metës në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës, ndodhet në proces ndryshimesh dhe kompletim të stafit drejtues.

Sot ishte Komitetit Drejtues i LSI-së, ku foli Ilir Meta dhe dorëzoi funksionet drejtuese në parti, foli Petrit Vasili i cili tha se do te jetë forcë e parë drejtuese në këto zgjedhje, por u la që javën e ardhshme të zgjidhet nga Konventa Kombëtare kryetari i LSI dhe zv/kryetari i parë i LSI.

Konventa do të votojë dy emra për kupolën drejtuese të LSI. Petrit Vasili do votohet për kryetar në vend të Ilir Metës si dhe Monika Kryemadhi, e cila do të garojë për postin e zv/kryetarit të parë të LSI, post që do jetë numri dy në LSI.

Mësohet nga burime në LSI që kush don të konkurojë për numrin dy në LSI të paraqesë kandidaturën deri ditën e martë.

SHKARKO APP