Fituesit e Nobelit për Paqe paralajmërojnë për rrezik të luftës bërthamore

Liderët e grupit të të mbijetuarve të bombës atomike, që janë shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe, kanë paralajmëruar të shtunën se rreziku i një lufte bërthamore është duke u rritur, dhe kanë bërë thirrje sërish për braktisje të armëve bërthamore.

“Situata ndërkombëtare është duke u përkeqësuar, dhe tani luftërat po kryhen nën kërcënimet për përdorim të armëve bërthamore”, ka thënë Shigemitsu Tanaka, i mbijetuar i bombardimeve amerikane në Nagasaki më 1945, dhe bashkëudhëheqës i grupit Nihon Hidankyo.

“Frikësohem që ne si qenie njerëzore jemi në rrugë drejt vetëshkatërrimit. Mënyra e vetme për ta parandaluar këtë është përmes braktisjes së armëve bërthamore”, ka thënë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një kukull si fëmijë veshur me kostum kundër rrezatimit brenda një strehimoreje bërthamore në Pragë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa i ka nderuar të mbijetuarit, Komiteti Norvegjez i Nobelit, e ka përmendur shkatërrimin që kanë lënë pas bombardimet në Hiroshima dhe Nagasaki, dhe punën e gjatë të grupit, për shumë dekada, që bota të mos përdorë armë bërthamore.

Komiteti ka thënë se përpjekjet e grupit kanë rëndësi kritike për botën sot, pa e përmendur asnjë shtet në mënyrë specifike.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka dhënë sinjale muajin e kaluar se Moska mund të shqyrtojë përgjigjen me armë bërthamore, nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet aleate, i lejojnë Ukrainës të përdorë armët me rreze të gjatë për ta sulmuar Rusinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?