Flamur Noka: Gara për Kryetar në PD vetëm kush është demokrat i vërtetë!

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se gara për kryetar të demokratëve është e hapur për të gjithë anëtarët që përmbushin kriteret e përcaktuara. Sipas tij, demokratët kanë treguar vetëdije politike duke shpëtuar PD-në nga ndikimi i kundërshtarëve politikë, duke theksuar se kjo i dallon nga pjesa tjetër e qytetarëve.

Noka nënvizoi se çdo anëtar gëzon të drejtën për të kandiduar dhe se askujt nuk i është mohuar kjo e drejtë. Ai shtoi se gara nuk zhvillohet për interesa të ngushta apo për përfitime personale në media apo biznese.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratët e kanë treguar këtë kur shpëtuan Partinë Demokratike nga kthetrat e narkoregjimit të Edi Ramës. Kjo është vetëdije politike, të cilën, siç e kanë demokratët, nuk e ka asnjë qytetar tjetër shqiptar në këtë vend. Për këtë arsye, jemi krenarë për demokratët që përfaqësojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çdo anëtar i Partisë Demokratike që plotëson kriteret, gëzon të drejtën të kandidojë. Gara brenda PD-së nuk bëhet për administratorë biznesesh të Ergys Agasit, as për ndonjë vend surrogat në VariKarlo TV.

Shtëpia e demokratëve e ka derën e mbyllur për ata që zgjedhin t’i shërbejnë Edi Ramës dhe Gysit, dhe jo demokratëve. E kuptoj shumë mirë se ka media që regjimi kërkon t’i përdorë, por nuk ka asnjë anëtar në PD të cilit i është refuzuar e drejta e kandidimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?