PD-ja gati me “grupin e Mamurrasit” dhe “grupi i bjeshkëve tropojane”/Flamur Noka në përgatitjet e fundit: Na prit në zyrë, Ed Rama!

Këtë të shtunë PD do të organizojë protestën e saj para kyreministrisë në orën 17.00. Nisur nga fjalët e liderit demokrat, Berisha, mendohet se do të jetë protestë e madhe, por le të shikohet se herë të tjera ka patur zhgënjim për numrin e pjesmarrësve dhe reagimin popullor.

Ndërkohë numri dy në PD, Flamur Noka ka ndërmarrë takime gjatë këtyre ditëve për të nxitur demokratët të vijnë me premtimin se këtë herë nuk do të ikin nga sheshi.

Berisha i bëri thirrje kryeministrit të rrijë në zyrë, kurse Flamur Noka ka deklaruar në takimet me militantët: Na prit në zyrë po mbajti Edi Rama!

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë kryeministri Rama ka vendosur që të punojë në zyrën e tij pikërisht në ato orë të protestës. Mësohet se policia do të ketë afro 3 mijë forca për të siguruar që protesta të mos degjenerojë në dhunë. Gaz lotësjellës, nga ai gazi që përdorte ish-ministri brendshëm Sandër Lleshi, ka marrë plot policia dhe ku autobotët me ujë do të rreshtohen përgjatë rrugës nga RTSH e deri te kryeministria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga selia blu tregojnë se “Grupi i Mamurrasit” ka marr rol kryesor, ndërsa “grupi i bjeshkeve tropojane” do të jetë në pjesën e zjarrit. Repart rezervë do kenë trimat e Fierit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?