Eurodeputeti Knut Fleckenstein: Keni propozimin e fundit në tryezë, votojeni!

Durimi i BE dhe SHBA duket se ka arritur fundin. Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, ka reaguar sërisht për situatën e krijuar pas bllokimit të konsesusit për reformën në drejtësi.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, eurodeputeti, shprehen se tashmë politika shqiptare ka në tavolinë një propozim dhe se këshilla e tij është që ti jepet fund diskutimeve dhe të votohet në kuvend.

Fleckenstein është shprehur se: ”Shqipëri: Tani keni propozimin e fundit në tryezë. Këshilla ime: Fundi i diskutimeve, votojeni”.

Gjatë orëve të fundi është folur për një konsensus të arritur mes SHBA-BE dhe PD për kërkesat e kësaj të fundit.  Opozita ka pranuar variantin që i është ofruar nga ndërkombëtarët. Ndërkohë palët ndodhen në negociata duke pritur dhe konfirmimin e Partisë Socialiste.

Detajet se çfarë përmban kjo marrëveshje e re nuk janë bërë ende publike nga palët.

SHKARKO APP