FMN-Banka Botërore shprehin zhgënjim për paaftësinë e ministrit Ahmetaj

Surpriza të pakëndshme ministrit Ahmetaj. Ministri i Financave Arben Ahmetaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Takimeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore “Annual Meetings 2016”.

Në ditën e parë të vizitës, në një sesion të vecantë kushtuar Shqipërisë, Ministri prezantoi në Selinë Qendrore të Bankës Botërore, ecurinë e ekonomisë shqiptare në tre vitet e fundit, zhvillimet kryesore dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare. Në takim i pranishëm ishte Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv për Ballkanin, Italinë, Greqinë dhe Maltën; Ellein Goldstein Drejtore Rajonale për Europën Juglindore; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, Shefja e Misionit të FMN në Shqipëri si dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj mbajti prezantimin me temë “Shqipëria, përforcimi i rritjes përmes reformave të thella dhe bashkëpunimit rajonal”. Ai pasqyroi zhvillimet e ekonomisë shqiptare në tre vitet e fundit, me fokus të vecantë konsolidimin e financave publike dhe reformat strukturore të cilat kanë bërë të mundur rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik, të reflektuar në uljen e papunësisë dhe shtimin e konsumit e investimeve private.

Kjo ishte pjesa e transmetuar nga ministria e financave se gjoja takimet janë rezultative, por e verteta vjen nga Washingtoni ku mësohet se të gjithë nga stafi i bankës botërore dhe FMN sapo e kanë pyetur ministrin e financave të Shqipërisë se çfarë profesioni keni mbaruar janë habitur dhe kanë ngritur supet duke parë njëri tjetrin. Kur u është thënë nga ministri Ahmetaj se ka mbaruar  për anglisht dikush ka pyetur, mos e kemi ngatërruar se mos është ministër i jashtëm dhe ka ardhur gabim në vend të ministrit të financave. Por ministri shqiptar i financave Ahmetaj ka vazhduar duke folur për financat e Shqipërisë me letrat që ia kishin përgatitur stafi nga Tirana.

Me pas ministri i financave ka reklamuar sukseset e qeverisë në reforma në fushën e drejtësisë, ndërkohë që financierët me të mëdhënjë të botës  të FMN dhe Bankës Botërore flisnin në gjuhën e termave financarë që nuk kuptoheshin nga ministri i financave. Një nga drejtorët e FMN ka pyetur nëse ka financierë Shqipëria apo vendi ka përfunduar në duart e zyrtarëve jo profesionistë.  Pas prezantimit të ditës së parë nga ministri Ahmetaj kanë shprehur kuriozitetin ta takojnë edhe zv. Drejtori i Përgjithshëm i FMN z. Tao Zhang dhe Drejtori i Departamentit Fiskal në FMN Carlo Cotarelli, z. Cyrill Myller zv. President i Bankës Botërore për Europën Juglindore dhe Azinë etj.

FMN dhe Banka Botërore duket se kanë ndërmend ta shikojnë si shembull ministrin shqiptar të financave se si mundet një anglishtfolës, jo nga fusha e financave dhe ekonomisë, të drejtojë anijen e financave të një shteti, kur dihet se edhe financierët me te mëdhënjë të botës nuk po arrijnë dot të menaxhojnë financat . Pas Ridvan Bode dhe Shkelqim Canaj, të dy specialistë finance dhe të ekonomisë, të cilët me zor e mbajtën anijen e buxhetit të shtetit mes dallgëve, vjen ministri anglishtfolës Arben Ahmetaj që ka shkathtësinë politike, porse nuk njeh botën e financës.

Ndaj në FMN dhe Bankën Botërore janë mbledhur dhe shprehin habinë se paska edhe “talent” që pa e njohur financën të drejtojnë financat e një shteti !

SHKARKO APP