Forma e re e protestës/Qytetari i dërgon Ramës plehrat në Kryeministri

 

Ligji i importimit të  mbetjeve tashmë i miratuar në Parlament, por vazhdon të ketë debat. Shoqëria civile ka paralajmëruar protestë masive ditën e shtunë. Ndërkohë që në kazanët e plehrave vazhdojnë ende të shkruhen emrat e deputetëve që votuan dhe përkrahën miratimin e ligjit të shumëdebatuar. Krahas këtyre reagimeve dhe qëndrimeve të ashpra të qytetarëve dhe figurave publike në rrjetet sociale nuk mungojnë dhe format e tjera të protestës.

Një qytetar, i ka lënë në anë të godinës së Kryeministrisë, shefit të qeverisë Edi Rama dy qese me plehra me një mbishkrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan ai për “Nisma Thurje” në Facebook:  “Meqë Kryeministri ynë do plehra unë i mblodha të mijat sot dhe ja çova te zyra. Dhashë kontributin si qytetar i rregullt i vendit. I ftoj të gjithë ta bëjnë. Le ti çojmë plehrat nëpër institucione meqë u duhen. Nëse ai do plehra të cilat i kemi me shumicë, përse mos ta ndihmojmë? Agroni”.

Swiss Digital Mobile Reklama

14470576_497817663760740_1453810314118875824_n 14522830_497817660427407_6786446137464814636_n

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?