FOTO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt merr detyrën, betimi mbi flamurin e SHBA-së: Një kapitull i ri nis në Shqipëri
Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, këtë të martë ka nisur zyrtarisht detyrën në Tiranë, ndërsa Trupa e Marinsave të SHBA-së ka ngritur flamurin amerikan në rezidencën zyrtare të ambasadorit.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftoi se Trupa e Marinsave të Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, në kuadër të nisjes së detyrës së ambasadorit Wendt. Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i SHBA-së në Shqipëri më 26 shtator, kur i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj.
”Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”,-shkruan ambasada.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4512




