“Foto e Ditës” nga mediat sociale
Dje kryetari i Kuvendit Ilir Meta bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës në shenjë respekti për Ilir Metën është përulur pak me tepër se duhet.
Dhe pak me vonë ishte kryeministri Edi Rama që tha ndër të tjera se : “… Duke e njohur tani më mirë Kancelaren dhe tonin e saj gjithnjë të përmbajtur, më lejoni që përgëzimet e përzemërta që ajo më adresoi shprehimisht për këta hapa përpara, t’i ndaj me të gjithë ju. Me Ilir Metën, bashkëkryetarin e koalicionit në radhë të parë, pa të cilin reformat tona të thella e të vështira do të kishin qënë të pamundura, por dhe me partnerin tjetër në koalicion, po ashtu, roli i cili ka qënë kyç, në momente kyçe të procesit legjislativ, sidomos për Reformën në Drejtësi dhe Reformën Administrative Territoriale; me anëtarët e qeverisë së koalicionit që në këta 3 vjet e pak, kanë punuar si një skuadër kompakte, pa asnjë dallim partiak dhe me grupe parlamentare që e kanë mbështetur dhe e kanë përmirësuar çdo projekt të rëndësishëm të qeverisë sonë në Kuvendin e Shqipërisë. E në fund, por jo për nga rëndësia, me qytetarët shqiptarë pa asnjë dyshim, të cilët janë burim i çmuar i energjisë së madhe të qeverisjes sonë dhe motivimi im parësor në kryerjen e kësaj detyre të lartë..”.