Mesila Doda i përgjigjet ministrit grek: Ja kush bashkëpunoi me nazistët!

Ministri i Mbrojtjes grek Panos Kammenos ka deklaruar se Greqia nuk duhet të zhvillojë asnjë negociatë me Shqipërinë për çamët. Ai ka përsëritur tezën e njohur greke, se ata janë bashkëpunëtor të nazizmit.

Deklaratave të ministrit grek u është përgjigjur sot Sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda. Në një reagim për mediat, Doda ka publikuar disa foto të ministrave të mëparshme grek që shihen në shoqërinë e përfaqësuesve nazistë.

 Deklarata e Mesila Dodës:

“Ministri i Mbrojtjes grek Panos Kammenos, u shfaq sot në mediat greke tejet i kënaqur për marrëveshjen midis Shqipërise e Greqisë. Pasi hoqi uniformën ushtarake, që sfiloi për turpin e vet në kufirin tonë jugor dy vite më parë, del si derr i majmur e i kenaqur e deklaron se morëm nga marrëveshja me Shqipërinë atë që deshëm dhe se “Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe se ne nuk do të negociojmë me kriminel”

Në të vërtetë Kamenos është i fundit politikan që mund të flasë për kolaboracionistë e kriminelë, sepse është përfaqësuesi tipik ultranacionalist, pasardhës i atitt të tij shpirtëror, kriminelit Napoleon Zerva. Nuk di çfarë ka ndryshuar qysh herën e fundit që tregonte tanket e ushtrinë në kufirin tonë, akt i paimagjinueshëm mes dy vendeve antarë të Nato-s, por më duhet ti rikujtoj disa foto të paraardhësve të kolegëve të tij në kabinetin qeveritar e të ish-kryeministrit të tij me nazistët e kriminelët. Nga këtu le të gjejmë cilët jane kriminelët e cilët viktimat….”.

SHKARKO APP