Foto-Video live/ Shoqëria civile para Kryeministrisë kundër faljes së detit
Ashtu siç dhe ishte njoftuar përpara godinës së Kryeministrisë qindra e qindra qytetarë janë mbledhur në protestën e thirrur nga aktivistë të shoqërisë civile kundër faljes së detit nga Tirana zyrtare, Greqisë.
Marrëveshja e fshehtë, edhe pse e pafirmosur zyrtarisht, ka ngjallur reagime të forta jo vetëm të politikës, por edhe të qytetarëve, të cilët janë të shqetësuar për projektin që parashikon që qeveria “Rama” po bëhet gati të firmosë faljen e 12 milje det shqiptar, pra për t’ia kaluar Greqisë, gjë që ka shkaktuar revoltë në mbarë botën shqiptare.
Ndonëse është një protestë e shoqërisë civile e ku mblidhen qindra e qindra vetë dhe natyrisht që është lajm për mediat, por asnjë televizion nuk e transmeton live protestën, çka tregon se kryeministri ka marrë pronarët e mediave duke i kërcënuar për të mos e pasqyruar protestën. Kjo është skandaloze.
Protesta vazhdon duke thërritur kundër kryeministrit Rama që po shet detin shqiptar.
https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/167027333945237/