FOTO-VIDEO/ Mbyllet protesta e opozitës, pa dhunë dhe këndohet himni kombëtar
Ashtu siç ishte parashikuar, në orën 12: 00 ka përfunduar protesta e Partisë Demokratike. Protesta zgjati 1 orë dhe demokratët bllokuan akset kryesore të qarkullimit të mjeteve në gjithë vendin. Në minutat e fundit të protestës, Kreu i PD-së, Lulzim Basha i cili ndodhej në sheshin “Shqiponja” tha se kjo protestë ishte model i qytetarisë.
Ai falënderoi gjithë demokratët për sjelljen qytetare dhe mos shkaktimin e asnjë incidenti me forcat e rendit, apo dhe me qytetarët.
Basha tha se protesta e mbajtur sot është vazhdimi i rrugëtimit për republikën e re. “Protesta e sotme ishte për të mos e lejuar Shqipërinë të jetë në dorë të trafikanteve”,- tha Basha.
Basha përsëriti edhe një herë kërkesat e PD-së për qeveri teknike dhe votim elektronik.
Kreu i PD-së shtoi se demokratët nuk iu përgjigjën provokimeve të Qeverisë. Në fund të fjalës së tij, Basha ftoi gjithë pjesëmarrësit në protestë të këndonin himnin kombëtar, duke shënuar kështu dhe mbylljen e mitingut. Më pas, qytetarët janë larguar nga rrugët duke lejuar vijimin normal të trafikut.
Protesta u zhvillua në dy vendeve në Tiranë, Shkolla Teknologjike dhe Rrethrrotullimi Shqiponja. Ndërkohë protestë u zhvillua në Lushnje, Milot, Elbasan etj.
Gjatë gjithë zhvillimit të saj për një orë, nuk pati asnjë incident mes protestuesve dhe policisë. Fillimisht policia u kërkoi të qytetarëve të lironin rrugët, por më pas nuk pati asnjë rezistencë nga forcat e rendi.
Gjithashtu, protestuesit lejuan që ambulancat dhe rastet urgjente të qytetarëve të kalonin edhe pse rrugët ishin bllokuar.
Edhe pse kishte mjaft raportime për dhunë dhe incidente nga ana e protestuesve, edhe pse Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të merren masa ndaj atyre që bllokojnë rrugët, fatmirësisht nuk pati asnjë incident.
Një mënyrë e re e të bërit opozitë nga Lulzim Basha. E kulturuar dhe pa asnjë incident.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10155185611439909/