Franca fiton Kupën e Botës në Rusi (foto dhe video)
Mbyllet ndeshja e finales së Botërorit. Fiton Franca 4 me 2 ndaj Kroacisë.
Finalja ka nisur tmerrësisht keq për Kroacinë pasi në minutën e 18-të ka shënuar autogol. Ishte një goditje dënimi dhe krosimi i Griezmann është devijuar paksa nga futbollisti kroat dhe ka përfunduar në gol. Kroacia kërkoi barazimin dhe Perisic në të 27’ shpërthen, por ndalohet nga Kante, i cili ndëshkohet me karton të verdhë. Nga ky aksion Perisic barazon shifrat me një gjuajtje të fortë nga brenda zone (minuta e 29’). Ndërsa në minutën e 37-të penallti për Francën. Dhe 2 me 1 për Francën.
Pjesa e parë u mbyll 2 me 1 për ekipin francez.
Pjesa e dytë filloi vrullshëm për kroatët, por francezët treguan se janë ekip me eksperiencë. Në minutën e 60 shënon Pogba golin e tretë. Në minutën e 65 shënon Mbape për Francën. Kroacia shkurton diferencën e golave pasi në minutën e 69, me një gafë të portierit francez Lloren. Portieri i jep topin sulmuesit kroat, i cili shënon.
Ndeshja mbyllet duke shpallur Francën kampione e Botës.
Kapiteni Hugo Loris ngre trofeun në qiell, ku e paparashikueshme ishte se festa u zhvillua nën reshjet e forta të shiut.
Loka Modric është zgjedhur nga FIFA si futbollisti më i mirë i Botërorit Rusi 2018. Një çmim më tepër ngushëllues për yllin e Kroacisë, i cili nuk arriti ta dërgojë kupën e Botës në shtëpi edhe pse së bashku me shokët e tij bënë maksimumin në finale, por në fund u mundën 4-2.
Ky triumf i francezëve e ka një emër që e çoi lartë dhe ai është Kylian Mbappe, i cili është zgjedhur si futbollisti i ri më i mirë i Botërorit, vetëm legjenda braziliane Pele e ka fituar këtë çmim më i ri.
Formacionet e dy skuadrave
Grimca nga Botërori për Francën:
-Franca fitoi sot kupën e dytë të botës të historisë së saj, 20 vjet pas fitores me Brazilin 3-0 dhe 12 vjetë pas finales së humbur kundër Italisë në 2006.
-Franca është ekipi i parë që shënon 4 gola në një finale botërori pas Brazilit 1970 (4-1 kundër Italisë).
-Franca është i vetmi ekip që ka përfituar dy autogola në favor të saj përgjatë një botërori të vetëm.
-Kapiteni i Bluve në 1998, Didier Deschamps u bë i treti njeri në botë që e ka fituar kupën edhe si lojtar edhe si trajner pas Mario Zagallo (Brazil) dhe Franz Beckenbauer (Gjermani).
-Paul Pogba është i pari lojtar që ka shënuar gola në tre kompeticione të mëdha me radhë (botëror dhe europian) pas Thierry Henry.
-Pogba është gjithashtu futbollisti që ka prekur më shumë topa gjatë finales në stadiumin Louzhniki.
-Blutë kanë gjuajtur 7 herë në portë dhe kanë shënuar katër herë.
-Kylian Mbappé 19 vjeç e gjashtë muaj është lojtari më i ri në botë pas mbretit Pele që shënon në një finale botërori.
-Francezët fituan më pak se gjysmën e dueleve këtë të dielë. Por ata ishin shumë më efikasë pjesën e dytë (58,5%) ndërsa në të parën vetëm (40,3%).
-Antoine Griezmann është sulmuesi që vjen i katërti mes francezëve për golat e shënuar në turnetë e mëdhenj (botëror + Europian). Me dhjetë gola ai barazon Zinédine Zidane. Vetëm Platini (14), Fontaine (13) dhe Henry (12).
-Ivan Perisic është i pari që shënon edhe në gjysëm finale, edhe në finale që pas Zinédine Zidane në 2006.
-Finalja e Kupës së Botës konfirmoi një tendencë: të dominosh nuk do të thotë të fitosh. “Les Bleus” e poseduan topin 34,2% e kohës nga 65,8% që e mbajtën kroatët.