Tmerr në Francë, sulm terrorist me kamion, 84 të vdekur në Nicë

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Dzau0gJZ4qA” width=”560″ height=”315″]

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=J3ExnI5gVy4″ width=”560″ height=”315″]

Festa kombëtare e Francës u mbyll tragjikisht. Një kamion hyri përmes turmës në qytetin jugor të Nices duke vrarë të paktën 84 vetë dhe duke lënë dhjetëra të plagosur. Incidenti ndodhi në bulevardin buzë detit “Promenade des Anglais”, pikërisht në momentin kur po realizohej një shfaqje me fishekzjarre e organizuar nga bashkia me rastin e Ditës së Bastijës.

Ministria e Brendshme franceze konfirmoi se shoferi i kamionit u ekzekutua nga policia pas shkëmbimit të të shtënave me armë zjarri. Christian Estrosi, kreu i Këshillit të Qarkut e cilësoi si një sulm dhe autoritetet i kërkuan banorëve të zonës të qëndronin në shtëpi dhe të mos kishte asnjë lëvizje nëpër rrugë përveç forcave policore.

Momentin e sulmit dëshmitaret e përshkruan si panik. “‘Vraponi, vraponi është një sulm’, kjo ishte e vetmja fjalë që dëgjohej”, tha një grua nga vendngjarja për televizionin francez. “Ka shumë gjak nëpër rrugë -tha një tjetër dëshmitare- e vetmja gjë që shohim janë njerëz të dëmtuar rëndë e të shtrirë për toke”.

Imazhet e rënda janë përhapur me shpejtësi nëpër rrjete sociale. Thuajse e gjithë Nice është blinduar nga forca të shumta sigurie për t’i garantuar qetësi banorëve të zonës. Ndërkohë që spitalet e qytetit kanë hapur dyert për personat e plagosur.

v1 v6 v2 v4 v5

Në çdo 14 korrik, Franca kremton me një paradë simbolike dhe unike festën e saj të pavarësisë, ku këtë vit i ftuar nderi ishte John Kerry. Pikërisht mesditën e së enjtes, Presidenti Hollande deklaroi se nuk ka më arsye që Franca të zgjasë gjendjen e emergjencës, pasi sipas tij, vendi i ka arritur kënaqshëm objektivat e terrorizmit.

Por pas shuplakës së Nices, shefi i Elizesë mbërriti në qendrën e emergjencave në Ministrinë e Brendshme ku pritet takimi me kabinetin qeveritar. Ndërsa ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, shprehu solidarizimin e thellë me popullin e tij.

Përtej oqeanit erdhi reagimi i parë nga kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, i cili në një status në “Twitter” shkruan: “Një tjetër ngjarje horror në Francë, kur do mësojmë nga kjo situatë?”. Trump, i prekur nga kjo ngjarje, shtyu edhe konferencën për shtyp që do të mbante me kandidatin për zv.President.

f7 f5 f2 f11 f4 f6 f1 f9 f10 f12 f8

 

A truck ploughed through a large group of people in Nice during a suspected terrorist attack which claimed 'dozens of lives' 

A child's doll lies on the street beside the body of a young girl who was killed in last night's attack in Nice in the south of France

Armed police took up positions during the attack fearing there were additional terrorists in the area 

French President Francois Hollande addressed the nation this morning saying they were all grieving due to last night's massacre

Terror attack: At least 84 people were killed and dozens more critically injured last night when a terrorist killer drove this truck through crowds celebrating Bastille day in Nice

SHKARKO APP