FRPD dhe LRI i presin biletën Kryeministrit për Tiranë-Kolumbi

Nuk ndalon rinia e PD dhe e LSI. Të rinjtë e Partisë Demokratike dhe LSI-së janë mbledhur sërish sot para Ministrisë së Brendshme për të protestuar kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Më tej protesta u zhvendos drejt Kryeministrisë, por të rinjtë nuk u lejuan nga policia. Për disa momente pati edhe konfrontime me forcat e rendit. Në mënyrë simbolike protestuesit i kishin prerë një biletë për Kolumbi kryeministrit Rama, por vetëm vetëm vajtje, pra pa kthim.

Ironia e të rinjve ka nxehur kryeministrin i cili me sa duket ka urdhëruar largimin nga sheshi para kryeministrisë, edhe me forcë, të rinjve të PD dhe LSI.

Prej disa ditësh, fill pas protestës së madhe të 26 majit, të rinjtë e PD dhe LSI po bllokojnë e protestojnë edhe nëpër rrethe ndaj kryeministrit Rama. Në çdo qytet ata i kanë prishur “festën” e “llogaridhënies” Edi Ramës. Me sa duket pas datës 28 maj, datë kur do të jepet vendimi final nga BE për Shqipërinë, PD dhe LSI do të vendosin për fatin e kësaj qeverie.

SHKARKO APP