FSHF: Hyrja sot në stadium është pa biletë. Luhen edhe 15 minuta dramatike

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se hyrja për në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të jetë e lirë sot në orën 14:00 kur është vendosur të luhen 15 minutat e mbetura të takimit me Maqedoninë, ndeshje e ndërprerë për shkak të motit të keq.
“Te gjithe tifozet te cilet deshirojne te ndjekin pjesen e mbetur te ndeshjes Shqiperi – Maqedoni, jane te ftuar ta ndjekin ate ne oren 14.00. Hyrja do te jete e lire per te gjithe, si per ata qe kane qene te pajisur me bilete, ashtu edhe per te tjeret qe deshirojne te vijne. Ju ftojme te mbeshtesni kombetaren tone ne ate pjese te mbetur ankthi. Ti mbeshtesim djemte tane, per nje fitore te deshiruar nga te gjithe”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

14202619_10154631995469236_8909446972635885705_n-1

SHKARKO APP