Rama në gjurmët e Berishës, video duke “çarë” detin, kurse Ilir Meta vrapim për 10 km

Fundjava për drejtuesit e shtetit.

Ilir Meta poston foto dhe një tekst “Mirëmëngjes të dashur miq! Nuk ka më mirë se ta nisësh ditën me 10 km ecje pasi dita është e jotja”. Dhe merr vrapin për 10 km.

Edi Rama nis foto duke “çarë” detin. Ndërsa ish-kryeministri Berisha në arkivë me rekordet e tij si garanotues-kampion.

Ish-kryeministri Berisha njihet se ka thyer rekorde noti në det (afër bregut), por gjithnjë konkuronte me veten e tij. Siç transmetonin televizionet pro tij, asokohe kur ishte kryeministër, ai ishte kampion, kurse sot që nuk është më në krye të qeverisë, nuk ia japin rekordet e notit në Gjirin e Lalzit. Edhe tani Berisha noton.

Mediat dhe televizionet po japin Edi Ramën si kampion noti. Sot ai (Rama) ka postuar një video (nuk dihet nëse është realizuar këto ditë) duke notuar dhe ku, thuhet, se ka një shpejtësi notimi më të madhe se ish-kryeministri Berisha. Ka edhe lajme fake se kjo video futet sot online për të mos diktuar vendndodhjen reale të kryeministrit, i cili u fotografua dje duke hypur në një kroçere Le Lyrial, e cila ka destinacion Mesdheun dhe brigjet e Afrikës.

Por gjithsesi duhet folur për videon e përhapur, ku notari shpatullgjerë e sy shqiponjë, Edi Rama, po çan detin.

Tashmë Berisha po harrohet para vrullit vrastar-detar të supërmenit Edi Rama. Televizionet kryesore do ta kenë lajm kryesor, si dikur Berishën.

Në foto: Ilir Meta (postuar në facebook e tij personal)

Në foto: Edi Rama në det, postuar nga ai vetë

Në foto: Kryeministri Rama duke hypur me datë 3 gusht 2018 në kroçeren Le Lyrial

Në foto: Berisha në det, kur ishte kryeministër dhe televizionet e shpallnin “kampion bote” në not

Rekordi i ri i Berishes.mpg

Shënim: Për të parë videon-kronikë, të dikurshme, të Berishës klikoni në Watch on Youtube

 

SHKARKO APP