Futet në liqen dhe pëson arrest kardiak, ndërron jetë turistja franceze 39 vjeçare

Temperaturat e larta po marrin jetë njerëzish. Disa futen menjëherë në ujin e liqenit apo detit apo edhe perrenjë, ndërkohë që mund të humbin jetën. Siç ka ndodhur shpesh që të rinjë apo edhe të moshës së mesme sapo bien në kontakt me ujin e ftohtë pësojnë arrest kardiak. Sot njoftohet një turiste e cila ka ndërruar jetë. Gjatë kontaktit me ujin, 39-vjeçarja franceze ka pësuar arrest kardiak. Trupi i pajetë i shtetases franceze është transportuar drejt morgut të spitalit.

Si rregull duhet të ketë tabela ku të paralajmërohet qytetarët për të tilla rreziqe, sepse po bëhen shumë njerëz që po vdesin nga kjo gjë. Ka ndodhur në Shëngjin që sapo kanë mbaruar ndeshje volejbolli dhe ashtu të djersitur janë hedhur menjëherë në det për tu freskuar, por nuk kanë dalë të gjallë nga uji.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHKARKO APP