Groenlanda dhe rasti i tokave shqiptare!
Përplasja e fundit mes vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me Groenlandën nuk është një episod i izoluar diplomatik. Ajo është shprehje e një ndarjeje strategjike gjithnjë e më të thellë mes Evropës dhe SHBA-së së udhëhequr nga Donald Trump, veçanërisht në çështjet e sovranitetit, sigurisë dhe rendit ndërkombëtar.
Greenland është pjesë autonome e Mbretërisë së Danimarkës dhe, përmes saj, territor i NATO-s. Për Trump-in, Groenlanda shihet si aset strategjik:
kontroll i korridoreve arktike,
përballje me Rusinë,
akses në minerale kritike dhe rrugë të reja tregtare që hapen nga shkrirja e akullit.
Deklaratat e tij për “marrjen e kontrollit” mbi Groenlandën – madje edhe me forcë – u perceptuan në Evropë si kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj një aleati.
Trump dhe SHBA-ja e tij promovojnë:
unilateralizëm,
“America First”,
Në këtë kuadër, Groenlanda u shndërrua në simbol të një Evrope që refuzon të trajtohet si satelit strategjik i Uashingtonit, por e kanë gabim se Europa u shpëtua gjatë Luftës së II-të botërore nga SHBA. Edhe në Luftën e Ftohtë ishte prezenca amerikane në Europa, se ndryshe çizmja ruse kishte shkelur përtej Ukrainës. Edhe sot SHBA e ndalon Putinin të kalojë Kievin!
Baza amerikane në Kosovë mbetet bazë kryesore që siguron stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke e lenë të qetë BE, e cila nuk po harxhon shuma të mëdha për Ballkanin. Bile BE ka vonuar ndër vite integrimin dhe anëtarsimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kur Uashingtoni zyrtar i përsëriste Brukselit që t’i pranojnë.
Në fakt Europa mbetet djep i kulturës botërore, por të mos harrojmë se ishte pikërisht kjo Europë që lejoi copëtimin e tokave shqiptare ndër shekuj. Dhe nuk ishin toka siç i ka sot Danimarka, ku danezët kanë “prona” mijëra kilometra larg! Tokat shqiptar ishin të pandara, por europianët na i morën.
E dimë se nga 13 qershor-13 korrik 1878 në Berlin (Gjermani) u copëtua territori shqiptar prej fuqive të mëdha europiane të cilat sot japin leksion Presidentit Trump për “moscënim kufijsh”.
Vendimet e Kongresit të Berlinit cenuan rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Kongresi nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike. Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale.
Kongresi i Berlinit u hap më 12 qershor 1878, me rend dite rishikimin e Traktatit të Shën-Stefanit. Në të morën pjesë 6 Fuqitë e Mëdha të Evropës: Gjermania, Anglia, Franca, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia. Sipas procedurës së vendosur paraprakisht, vendimet do të merreshin njëzëri. Punimet e Kongresit të Berlinit i drejtoi kancelari gjerman, Otto Bismark.
Vendimet e Kongresit të Berlinit cenonin rëndë interesat e popullit shqiptar dhe tërësinë territoriale të Shqipërisë. Ashtu si Traktati i Shën-Stefanit, edhe ai nuk e pa Shqipërinë si një njësi politike të veçantë, por e trajtoi si një plaçkë tregu të destinuar për të përmbushur synimet e Fuqive të Mëdha dhe për të kënaqur lakmitë e shteteve ballkanike.
Traktati i Berlinit nuk i njohu Shqipërisë asnjë të drejtë kombëtare, madje nuk e zinte fare në gojë emrin e saj. Ai nuk e respektoi as tërësinë e saj territoriale. Malit të Zi, përveç trojeve me popullsi të përzier shqiptare e sllave, iu dhanë përsëri disa vise thjesht shqiptare (krahinat e Plavës, të Gucisë e të Rugovës), si dhe Serbisë (krahinat e Vranjës, të Trenit e të Pirotit).
Kurse Greqisë iu dhanë krahinën shqiptare të Çamerisë.
Edhe në Konferenca e ambasadorëve në Londër, mbajtur më 1912-1913 dhe njohur ndryshe edhe si “Konferenca e Paqes në Londër”, ishte një takim ndërkombëtar i gjashtë Fuqive të Mëdha të asaj kohe: Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria, Rusia dhe Italia.
Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia konferenca mori vendimeve që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 30% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar. 40 përqind e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë. Në veçanti Vilajeti i Kosovës iu dha Serbisë dhe Çamëria Greqisë.
Një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që morri konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike. Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë të banuar historikisht nga shqiptarë etnikë.
Ishte Europa masakruesja më e madhe e tokave shqiptare.
Tani Europa reagon se po preket Groenlanda, e cila është më amerikane se sa daneze!
Ku ka fuqi Danimarka apo NATO të mbrojë Groenlandën përballë Rusisë apo Kinës! SHBA është garantuesja e botës, pasi ndryshe Lufta e III-të botërore kishte nisur./S.P./

KOHA JONË SONDAZH

