REDAKSIA E GAZETES SE PAVARUR “KOHA JONE” URON: GEZUAR VITIN E RI 2017 !

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=FZrqmg_bm7o” width=”560″ height=”315″]

Redaksia e gazetës së parë të pavarur shqiptare, “Koha Jone”, uron shqiptarët, kudo që ndodhen:

GEZUAR VITIN E RI 2017 !

PAÇI LUMTURI, SUKSESE E BEGATI !

Shënim: Për të kënaqur lexuesit këtë radhë redaksia po jep “Fotot më të bukura të Tokës të bëra nga hapësira“. Një mënyrë relaksimi Ditën e Parë të Vitit të RI! (Ndiq videon).

7 tradita të pazakonta për Vitin e Ri në botë7 tradita të pazakonta për Vitin e Ri në botë

 qq

Viti i Ri në të gjithë botën shoqërohet me tradita dhe simbole të ndryshme.

Ja cilat janë 7 traditat më të pazakonta që ndodhin në botë për mbrëmjen e Vitit të Ri.

1-Në Gjermani, ekziston tradita e djegies së një pjesë metali prej plumbi. Ajo digjet për disa minuta në flakët e qiriut dhe më pas futet menjëherë në ujë të ftohtë. Nga forma që do të marrë plumbi do të përcaktojë edhe se si do të jetë viti që po vjen. Këtë gjermanët e cilësojnë si tradita e fatit të mirë ose tradita Bleigiessen.

2-Në Singapor, gjiri i qytetit “Marina” mbrëmjen e Vitit të Ri është i mbushur me sfera që përmbajnë dëshira të banorëve dhe turistëve për vitin që vjen. Gjiri Marina cilësohet si gjiri i shpresës dhe dritës së qytetit.

3-Në Peru, patatet i ndihmojnë banorët të parashikojnë vitin që po vjen. Tradita bazohet në tre patate, njëra e qëruar, tjetra gjysmë e qëruar dhe tjetra e paqëruar. Patatet vendosen poshtë një karrige apo një divani dhe në mesnatë, personi merr një patate në mënyrë të rastësishme. Një patate e qëruar parashikon financa të këqija për vitin, patatja gjysmë e qëruar parashikon të ardhura dhe financa normale dhe ajo e paqëruar parashikon një fat të papritur dhe shtim të të ardhurave.

4-Në Skotland, Viti i Ri zgjat tre ditë. Ditën e  parë ato bëjnë paradën me pishtarë të epokës së vikingëve dhe veshjet e tyre karakteristike të epokës dhe më pas shpërthejnë fishekzjarrët. Ndërsa më 31 dhjetor në mesnatë ato zhvillojnë serish ceremoninë me fishekzjarrë dhe më pas kryejnë ritualin e larjes në ujin e ftohtë të lumit.

5-Në Rio de Janeiro, mbrëmja e Vitit të Ri festohet në plazh, ku të gjithë duhet të vishen me veshje të bardha, pasi e bardha përfaqëson paqen dhe rilindjen, dhe shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve. Ndërsa në mesnatë ato bëjnë shëtitje përgjatë oqeanit dhe presin që këmbët e tyre të prekin 7 dallgë të vogla. Në këtë mënyrë ato kanë marrë bekimin e zotit të detit “Lemanja” për vitin që vjen. Disa preferojnë të hedhin dhe lule në oqean.

6-Ne Danimarkë, banorët festojnë Vitin e Ri duke thyer pjata. Gjithashtu nëse kanë miq të ftuar në shtëpi thyejnë pjata edhe për to.

7-Në Spanjë rrushi sjell fat për Vitin e Ri. Në mesnatë secili person ha 12 kokrra rrush për të simbolizuar fatin e mirë për çdo muaj të vitit që po vjen.

Foto nga Nata e Vitit të RI nëpër botë:

ll ll1 ll3 ll4 ll5 ll6 ll7 ll8 ll9

w1 w2 w3 w4 w5 w6 w7 w8 w9 w10 w11 w12 w13 w14 w15 w16 w17

 

SHKARKO APP