Gazeta pro Erdogan “Yeni Akit” sulmon kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar Skender Bruçaj

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Skender Bruçaj është një nga njerëzit me më pushtet fetar në Shqipëri. Përveç kësaj ai mbetet edhe një intelektual vendas, një i shkolluar me parime tolerance e mirëkuptimi fetar.

Ndaj tij ka patur reagime nga hoxhallarë, të cilët për interesa ekstremizimi apo karrike kanë qenë në vijën e parë. Por nga Turqia është publikuar një shkrim nga gazeta turke “Yeni Akit”, media pranë Presidentit Erdogan. Shkrimi me autor Ayhan Demir, bën një biografi të karrierës fetare të kreut Mysliman Shqiptar, Brucaj. Gazeta e etiketon si ushtar të FETO në Shqipëri, duke i numëruar gjithë hapat e tij deri sa u bë kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në këtë shkrim, Brucaj, akuzohet si njeri i Fetullah Gulenit në Shqipëri. “Arsyeja më e rëndësishme për këtë rritje të shpejtë është aktiviteti i FETÖ në AİB dhe angazhimi i pakushtëzuar i Bruçaj në këtë organizatë terroriste”- thuhet mes te tjerash në këtë shkrim.
Sipas autorit të shkrimit, “Bruçaj, kryente plotësisht të gjithë direktivat që i jepeshin nga FETO ishte Komuniteti Musliman i Shqipërisë. Bruçaj në vitin 2013 u emërua si ndihmës kryetar nga Këshilli i Komunitetit. Vitin në vijim, duke u treguar si kandidat për kryetar në këshillin e përgjithshëm, kaloi në postin e kryetarit për një periudhë katër vjeçare”.
Me poshtërsisht autori vazhdon se “Bruçaj vijoi të paguajë borxhin e mirënjohjes ndaj organizatës FETO e cila i kishte ofruar çdo lloj mundësie pavarësisht se nuk i meritonte. Detyrën largimit të atyre që nuk ishin militantë të FETO nga KMSH, detyrë e cila kishte nisur në periudhën e Selim Muçës, Skënder Bruçaj e vijoi me përkujdesjen më
të madhe” – vazhdon shkrimi.

Ky shkrim ka dalë në rrjete sociale dhe po merr dhenë. Por duhet theksuar se Komuniteti Mysliman Shqiptar ka në krye një njeri të përkushtuar ndaj fesë myslimane, ndërsa Shqipëria e ka atë si vlerë te artë te ndërbashkëpunimit mes feve kryesore në Shqipëri. Gjëja me e çmuar si vlerë botërore, të cilën e ka Shqipëria, është harmonia fetare. Dhe për këtë meritë ka edhe Skender Bruçaj.

SHKARKO APP