Gazetarët që takuan Lulzim Bashën
Kreu i opozitës Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me përfaqësues të medias; gazetarë, analistë, opinionistë; opinionbërës nga fusha të ndryshme të shoqërisë civile, në veçanti të organizatave të shoqërisë civile; por edhe të artit, të shëndetësisë, të sportit, të kulturës e të arsimi.
Basha diskutoi me ta tre probleme kryesore: krimi, droga dhe zgjedhjet e lira.
“Nga ky takim dal edhe më i inkurajuar, edhe më i vendosur për të ndërtuar së bashku me shqiptarët, me pjesën e shëndoshë, të ndershme të shoqërisë shqiptare që është pjesa dërrmuese e shqiptarëve, një aleancë sa më të madhe, një aleancë sa më solide për të siguruar luftën kundër krimit, mposhtjen e fenomenit kanceroz të kthimit të Shqipërisë në një hambar droge dhe sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, thotë Basha.
Më poshtë disa foto nga takimi.