Gazetari gjerman: Pengesa të reja për negociatat e Shqipërisë me BE

Bashkimi Europian mund të shtyjë për vitet në vijim çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Kështu shkruajnë disa media gjermane, që kanë pasqyruar një shkrim të Damir Fras, korrespondentit për punët europiane të “Rrjetit Editorial Gjerman”, një media që zotërohet nga partia Socialdemokrate në pushtet.

Sipas tij, koalicioni qeverisës i Gjermanisë do të vendosë kushte të tjera për negociatat si dhe pengesa të mëdha. Fras shkruan në opinionin e tij se Shqipëria duhet së pari të reformojë ligjin zgjedhor dhe të vendosë në funksion të plotë sistemin gjyqësor, përpara hapjes së kapitujve të parë të anëtarësimit me BE. Ai gjithashtu përmend dyshimet për lidhjet mes politikës dhe bandave kriminale.

Shqipëria ka përjetuar krizë të ashpër politike për disa vite. Mbi të gjitha, lidhjet mes politikës, gjyqësorit dhe mafias vazhdojnë të shkaktojnë argumente”,- shprehet Damir Fras, nga “Rrjeti editorial gjerman”.

Fras shkruan se një problem mbetet edhe numri i lartë i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në BE. Sa i përket samitit të tetorit të Bllokut Europian, ai nënvizon se ndërsa Bundestagu duhet të marrë ende një vendim, Holanda dhe Franca janë shprehur kundër çeljes së negociatave. Gazetari gjerman shkruan se BE do të shprehë sërish dëshirën për të negociuar anëtarësimin e Shqipërisë, por në fakt do të duhen vite që kjo të ndodhë.

Lexoni edhe

SHKARKO APP