Gazmend Bardhi: Berisha nuk ka pse ikën!
Gazment Bardhi, deputeti dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, ka shpallur kundërshtimin e tij të hapur ndaj “nenit Basha”, një dispozite që parashikon largimin e Sali Berishës nga kryesimi i partisë. Në një intervistë për emisionin “Skedari Politik” në A2 CNN, Bardhi theksoi se ky nen është antidemokratik dhe e shkel të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur.
Bardhi argumentoi se “neni Basha” është një propozim i gabuar që ka si pasojë një rregull statutor që ndalon të drejtën e individëve për t’u zgjedhur, një e drejtë që është e garantuar nga Kushtetuta. “Kam qenë kundër një dispozite të tillë dhe mbetem kundër saj. Nuk mund të ketë rregulla që mohojnë të drejtën e dikujt për t’u zgjedhur”, u shpreh ai. Pra deputeti Gaz Bardhi thotë se Berisha mbetet dhe mund të rrijë sa të dojë.
Deputeti i PD-së shtoi se vendimet për drejtuesit e partisë duhet të merren nga anëtarët dhe jo nga një rregull që kufizon këtë të drejtë. Ai e quajti këtë dispozitë një “element antidemokratik” që dëmton funksionimin demokratik të partisë.
Pra Bardhi ka ndërruar mendje kur dikur deklaronte se sa të jetë Berisha në krye të PD-së, jemi të humbur. Me sa duket edhe në vitin 2029 kur të jenë zgjedhjet e radhës, Berisha do jetë kryetar.
Dhe zgjedhjet nuk i fiton PD!
KOHA JONË SONDAZH

