Gëzuar Kurban Bajramin!
Sot është festa e Kurban Bajramit për komunitetin mysliman. Ndaj GEZUAR!
Në këtë Ditë të shënuar kanë uruar edhe Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama.
Begaj shkruan: “Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!
Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.
Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.
Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin!”- përfundon Presidenti Republikës.
Ndërsa kryeministri Rama ka zgjedhur një foto si me poshtë për të uruar: