Gjashtë pyetje për ministrin Pandeli Majko
Redaksia e “Koha Jonë” ka dy ditë rresht që i kërkon zotit Pandeli Majko, një prononcim për votimin e Shqipërisë në OKB kundër SHBA, aleatit më të fortë dhe me të sigurt të shqiptarëve. Natyrisht iu drejtuam si një personalitet në PS, si një ish-kryeministër i PS, por edhe si ministër.
Meqenëse zoti Majko nuk preferoi, si dikur, të përgjigje me kurajë, atëherë redaksia vendosi t’a bëjë publike pyetjet:
Pyetja 1: Po të ishit ju Kryeminister si do të votonte qeveria juaj në OKB në lidhje me Rezoluten kundër SHBA?
Pyetje 2: Në rastin konkret a mendoni se edhe mund të gjente një të mesme të artë Shqipëria duke abstenuar?
Pyetje 3: Nëse jeni me mendimin se Shqipëria nuk duhej të votonte kundër SHBA, pse nuk flisni apo është më e rëndësishme karrigia e një ministri se sa emri i ish-kryeministri të kohës së Luftës së Kosovës? Si pro amerikan me fjalë, pse nuk jepni dorëheqjen nga ministër?
Pyetja 4: Si e shpjegoni që ambasadorja e SHBA në OKB nuk ftoi Shqipërinë në darkën e zakonshme, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë. Mendoni se filloi nga pak reagimi amerikan?
Pyetje 5: Nëse amerikanët dhe opozita e detyrojnë Edi Ramën të jap dorëheqjen, a do të pranonit Ju për kryeministër, pasi opozita pranon emrin tuaj për Kryeministër?
Pyetje 6: Po të kishit në dorë ndëshkimin e politikanëve VIP në këto 27 vite, cilin do të ndëshkoje nga emrat e mëposhtëm: Berishën që të do shumë si njeri korrekt, Nanon që ta fuste politikisht sa herë i duhej, Metën që të donte, por nuk të besonte, apo Ramen që vdes për ty si minister fuqiplotë i emigrantëve që nuk kapen dot se ku janë?