Situatë lufte dhe shtetrrethim në zonën e Gjykatës së Tiranës

Pas tensionit të krijuar në hyrje të gjykatës, i cili zgjati rreth 1 orë, mes policisë dhe disa deputetëve të opozitës, këta të fundit janë lejuar të futen në sallën e gjyqit, ku pritet të jepet masa e sigurisë për 23 të arrestuarit e Rrugës së Kombit. Ndërkohë, policia nuk ka lejuar asnjë përfaqësues të medias të jetë i pranishëm.

Situata në zonën e Gjykatës së Tiranës është thyjse një gjendje lufte. Autoblina të policisë, forca speciale të armatosura rënda dhe qindra agjentë policie me uniformë dhe civilë janë shpërndarë në gjithë zonën ku zhvillohet protesta. Qarkullimi është bllokuar. Ndërkohë mes protestuesve dhe policisë nuk kanë munguat tensionet dhe përplasjet e ashpra.

Përplasja gjatë nisjes së seancës

Tension dhe përplasje që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën e Tiranës, por në një perimetër të madh. Fillimisht policia nuk lejoi deputetët e opozitës të kalojnë, apo të futen në sallën e gjykimit. Kjo ka sjellë reagime dhe përplasje mes tyre.

Momente të forta tensioni brenda Gjykatës së Tiranës janë shënuar, atje ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar, si përgjegjës për dhunën në protestën e organizuar të shtunën në ‘Rrugën e Kombit’ kundër taksës. Dera e gjykatës është thyer, ndërsa nuk munguan as tonet e larta. Në video shihen momentet e tensionit mes deputetëve të PD dhe punonjësve të policisë.

“Mos më prek me dorë”, dëgjohet zëri i një deputete të PD, pasi ata nuk lejohen të futen brenda sallës.

“Hiqe dorën” i drejtohen deputetët punonjësve të policisë. Por forcat e policisë nuk lejojnë, duke krijuar përplasje fizike.

Në pamjet e siguruara shihet se deputetët i kundërvihen policisë, ndërsa i përsërisin se po shkelin ligjin. Ndërkohë, pasi u shtynë para derës, njëri nga deputetët e PD ngeli i lënduar. Bëhet fjalë për kreun e grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho. Ndërkohë turma të mëdha kanë rrehtuar gjykatën në distancë dhe po tentojnë të kalojnë kordonet e policisë.

Gjyqi

Sot gjykohen të arrestuarit. Forca të shumta policie kanë rrethuar sot Gjykatën e Rrethit Tiranë, ku do të jepet masa e sigurisë për 23 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, të arrestuar pas revoltës që shpërtheu atje dhe arriti deri në djegien e sporteleve të pagesave. 23 të arrestuarit, kryesisht banorë të Kukësit, do të gjykohen në Tiranë, pasi Gjykata e Kukësit nuk ka ambiente për rastin e tyre. Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe shkatërrim prone publike.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 11 prej tyre dhe arrest shtëpie ose detyrim paraqitjeje për 12 të tjerët. Prokuroria i ka akuzuar për dhunimin e 12 punonjësve të Policis1% dhe shkatërrimin e sporteleve të koncensionarit.

Të arrestuarit janë:

Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.

-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Shaban Selmani,  60 vjeç, banues në Kukës.

-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.

-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.

-Armand Ademaj, 28  vjeç, banues në Kukës.

-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.

-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.

-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.

-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.

-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.

-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.

-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në  Kukës.

-Ardit  Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.

-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.

-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.

-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.

-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.

LAJME TE TJERA PER INCIDENTET SOT NE GJYKATE

Gjakoset deputeti i PD në përpjekje për të hyrë në Gjykatë

Ylli Manjani: Të vetmit që duhen gjykuar janë Policët dhe Prokurorët

Lulzim Basha: Kjo është fytyra e shtetit kriminal

Kryemadhi: Edi Rama, frikacaku i madh

LSI: Situatë terrori, ishin të armatosur

Qeveria shpjegon taksën e Rrugës së Kombit ditën e “luftës”

Petrit Vasili: Kryeministri, një kufomë politike

Berisha: Gangsterët me uniformë të Ramës gjakosin Spahon

SHKARKO APP