Shpëtim Gjika:Kokëdhima shkatërroi PS-në e Vlorës. T’i tregojmë vendin !

Ish-kreu i Bashkisës së Vlorës, Shpëtim Gjika lëshon akuza të ashpra në adresë të ish-deputetit Koço Kokëdhima. Ai thotë se Kokëdhima është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjika shprehet se qellimi i Kokëdhimës ishte krijimi i një strukture paralele jashtë Partisë Socialiste. Sipas tij, Kokëdhima duhet të hapë rrugë dhe nëse nuk e bën këtë, i duhet treguar “drejtimi i duhur”!”.

Komenti i plotë i Shpëtim Gjikës:

“Gjatë gjithë kësaj periudhe, per arsye nga me te ndryshmet, kam zgjedhur te hesht! Pertej heshtjes time, kam percjelle me vemendje, dhe per fat te keq edhe me shqetesim, ngjarjet dhe zhvillimet ne PS-ne e Vlores! Fillimisht, edhe pse jo fort i bindur per domosdoshmerine akute te kesaj reforme, jam pajtuar ne paqe me te, duke menduar dhe besuar qe qellimi dhe objektivi i saj, vetem do ta forconin dhe shendoshnin PS-ne e Vlores!

Por a iu permbajt z.Kokedhima ketij orientimi apo objektivi? Sipas mendimit tim, absolutisht JO! Djallezisht, nga i ngarkuari me Reformen ne Vlore, z.Kokedhima, u abuzua me nocionin “pranime te reja”! Them u abuzua, sepse nderkohe qe afroheshin ne parti te rinj e te reja( dhe shume mire u be qe u afruan), perjashtoheshin nga gara me kriter moshen (apo ca me keq akoma pa kritere fare), anetare dhe drejtues te organizates sone nder vite, dhe aktiviste te suksesshem fushatash fituese!

Atehere, cili ishte qellimi i vertete i z. Kokedhima? Pikerisht krijimi i nje strukture paralele, madje edhe fizikisht jashte godines tradicionale dhe historike te PS-se ne Vlore!

Strukture e cila, e zgjedhur pa kritere apo parime organizative, por si nje detashment qe te vetmin parim ka detyrimin apo nderin dhe qoken ndaj z.Kokedhima! Kjo strukture, e cila duke patur ne themel kete lloj ngjizjeje, do t’i sherbente atij, ( sic realisht ne fakt po i sherben), vetem per qellime individuale, per t’iu imponuar PS-se, madje edhe vete Kryetarit Edi Rama, ne rast nevoje apo halli! Por, e theksoj, halli i tij apo halli im, nuk kane pse te jene hall edhe per PS-ne e Vlores! A funksionon sot ashtu sic duhet PS-ja ne Vlore?

Per mendimin tim JO! Nuk ka mbledhje forumesh, nuk ka diskutime apo debate, nuk ka analiza apo konkluzione, sic nuk ka edhe detyra apo objektiva konkrete! Sot PS-ja e Vlores (flas per te ashtuquajturin “shtab qendror”),mblidhet per te trembur e frikesuar ndonje drejtues institucioni i cili nuk i bindet z.Kokedhima, apo per te ngritur doren per propozimet e tij ne emerimet e drejtuesve! Kjo lloj reforme ne fakt ka zbehur, madje e ka zhbere pothuajse plotesisht, funksionimin normal administrativ te menyres se perzgjedhjes! A mund te ndryshohet ky trend i deritanishem?

Une mendoj se PO! Ne c’forme apo ne c’menyre?

SI FILLIM, duke denoncuar hapur te gjitha format apo manierat abuziviste te perdorura deri tani, si ne perzgjedhjet ne parti, ashtu edhe ne institucione! E me pas, duke u pare sy me sy e duke i dhene doren njeri-tjetrit, “te rinj” e “te vjeter”, per te vazhduar se bashku nen frymen e solidaritetit tradicional qe kemi patur ne socialistet vlonjate! Kushdo, “i ri” apo “i vjeter”, ka vend dhe mundesi per te kontribuuar per PS-ne ne Vlore! Z.Kokedhima duhet te hapi rrugen dhe te merret me pune te tjera sa nuk eshte ende vone!

Zgjedhjet jane shume afer! E n.q.s ai nuk e ndjen qe duhet te hapi rruge, i duhet treguar “drejtimi i duhur”!”.

 

SHKARKO APP