Gjirokastra, destinacion i preferuar turistik. Rama ndan pamje nga qyteti historik
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga Gjirokastra, ku turistë të shumtë vendas e të huaj shihen duke vizituar Qafën e Pazarit, Kalanë dhe atraksione të tjera me vlerë historike e kulturore.
Pamjet pasqyrojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ku arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale mbeten elementët që tërheqin vizitorë nga e gjithë bota.
Falë trashëgimisë së pasur dhe statusit si pjesë e UNESCO-s, Gjirokastra është shndërruar në një ndër destinacionet më të kërkuara për turistët që dëshirojnë të zbulojnë historinë dhe kulturën shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

