Gjykata Kushtetuese e ka marrë vendimin, por nuk e bën publik: Nuk ka shkarkim!

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka dosjen e vendimit të parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta. Votimi ishte një hakmarrje politike, sikurse e citoi edhe dje Meta nga Pogradeci.

Ndërkohë gjykata kushtetuese e cila ka 7 gjyqtarë e ka marrë vendimin që nuk është vendim, sepse nuk kanë rënë dakort. Që të shkarkohet duhen 5 vota, por sipas burimeve të besueshme brenda kësaj gjykate ata janë ndarë 4 pro shkarkimit dhe 3 jo për shkarkim. Si rregull gjykata kushtetuese duhet të ketë 9 anëtarë, por pa plotësuar numrin e nevojshëm të gjykatës së lartë të cilët kanë të drejtë për të votuar edhe 2 anëtarë të gjykatës kushtetuese, nuk mund të përzgjidhen, pra nuk bëhet me numrin kushtetues kjo gjykatë superiore.

Nga ana tjetër gjykata e lartë është e paplotë, dhe ndaj lihet  gjykata kushtetuese jo me 9 anëtarë, por me 7.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 7 gjyqtarë që ka sot gjykata kushtetuese, 4 janë pro mazhorancës për shkarkim sepse vijnë nga kulisat e PS. Por e bllokojnë shkarkimin 3 të tjerët, të cilët thuhet nga PS-ja se janë të Metës.

Swiss Digital Mobile Reklama

E megjithatë ky vendim, që akoma nuk është shpallur, duket se vjen edhe nga një marrëveshje e fshehtë Rama-Meta gjatë muajit shtator të këtij viti, ku prapë paqtues është bërë një oligark.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?