Gjykata Kushtetuese rrëzon PD. Rama: Fillon pastrimi i Pallatit të Drejtësisë

Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin për ankesën e PD që kërkonte shpalljen anti-kushtetues të ligjit të Vetingut.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se kërkesa e PD është rrëzuar. Votimi ka qenë 6 me 2 kundër kërkesës së PD. Ende nuk janë dhënë detaje mbi argumentet që Gjykata Kushtetuese ka paraqitur kundër opozitës. Vendimi vjen pas kthimit të përgjigjes nga Komisioni i Venecias.

Me vendimin e sotëm, Gjykata i hap rrugën zbatimit të Vetingut, i cili parashikon kontrollin e figurës etike dhe pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjithë vendin.Ndërkohë Partia Demokratike e opozitës, ankimoi dje në Gjykatën Kushtetuese ligjin për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas partisë kryesore të opozitës, ligji është antikushtetues në mënyrën se si zgjidhen anëtarët e këtyre dy institucioneve të reja të ngritura me reformën e drejtësisë. PS akuzon PD se po kërkon të zvarrisë procesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD e ankimoi vendimin pavarësisht thirrjes së ambasadorëve për të mos e apeluar. PD pretendonte se ligji i kaluar nga Edi Rama shkelte konsesusin e 22 korrikut dhe shkelte hapur kushtetutën.

Rama komenton vendimin e Kushtetueses: Tani koha për zbatimin e reformës

 

Rama komenton vendimin e Kushtetueses: Tani koha për zbatimin e reformës

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për ligjin e Veting-ut

Sipas mediave Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD kundër Vetingut! E vonuan po s’e ndalën dot. Tani koha për të nisur zbatimin sa më parë! Të fillojmë spastrimin në Pallatin e Drejtësisë dhe të marrim datën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE #Rilindje? #Shqipëriae Gjeneratës Tjetër…”,- shkruan Edi Rama në një postim në Twitter.

Reagon PD/Respektojmë vendimin e Kushtetueses

Partia Demokratike ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut. Në një deklaratë për mediat, PD shprehet se vendimi do të respektohet. Por PD shpreh se shqetësimi kryesor mbetet përdorimi i këtij ligji nga Kryeministri, Edi Rama.

Deklarata e PD:

Partia Demokratike respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Vetingut dhe ripohon vendosmërinë e saj për spastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe shërbëtorët politikë.

 Partia Demokratike mbetet njësoj e shqetësuar se ligji aktual do ta vendosë vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve nën kontrollin e Kryeministrit.

 Kontrolli qeveritar i vetingut është njësoj i rrezikshëm pavarësisht se kush është kryeministër. Por në kushtet aktuale, kur kryeministër është Edi Rama i cili është i lidhur me krimin dhe është zhytur në korrupsion, kontrolli kryeministror i vettingut do ta thellojë korrupsionin dhe kapjen e drejtësisë nga politika”.

NJOFTIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, sot, në datën 22.12.2016, mori në shqyrtim çështjen me palë:

Kërkues:  Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë

Objekti: -Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

-Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131/a dhe 134/1/c të Kushtetutës, si dhe të neneve 49, 51, 51/a, 26, 72 e vijues të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, (i ndryshuar) 

VENDOSI:

– Rrëzimin e kërkesës.

SHBA: Partitë politike të respektojnë vendimin e Kushtetueses!

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos bllokuar ligjin e Vetting-ut, duke rrëzuar kështu kërkesën e PD-së, ka reaguar Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një deklarate të shkurtër, përshëndetet vendimi i Kushtetueses dhe i bëhet thirrje të gjitha partive ta respektojnë këtë vendim. Më poshtë deklarata e plotë e ambasadë së SHBA-ve:

“Ambasada e SHBA në Tiranë mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e vetingut. I bëjmë thirrje të gjitha partive politike të respektojnë vendimin e Gjykatës. Gjithashtu, nxisim udhëheqësit shqiptarë të punojnë me shpejtësi për të zbatuar të gjitha reformat historike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Një reformë kuptimplotë që i largon gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi gjyqësor gëzon mbështetjen e publikut të gjerë dhe është një prioritet kryesor i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri”,- njofton Ambasada e SHBA.

BE: Mbështetje për proces të plotë verifikimi për gjyqtarët

Delegacioni i Bashkimit Evropian e konsideron lajm të mirë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur ligjin e Vettingut në përputhje me Kushtetutën shqiptare. Me anë të një reagimi, BE-ja inkurajon autoritetet shqiptare që të fillojnë sa më shpejt zbatimin e ligjit për vlerësimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve. “Bashkimi Evropian i inkurajon autoritetet shqiptare të nisin me shpejtësi zbatimin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo është thelbësore për përparimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe është pritur gjatë nga qytetarët shqiptarë, thuhet në reagim. Në deklaratë thuhet se Komisioni Evropian do ta mbështesë Shqipërinë për kryerjen e një procesi Vetingu tërësor dhe të besueshëm, duke udhëhequr Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit.

 Xhafaj: Fitore kush mbështeti ligjin, dështim për kundërshtarët

Kryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, në një intervistë për Ora News komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut.

Ai tha se ky vendim për të rrëzuar pretendimet e PD është një fitore për ata që mbështesin ligjin dhe një dështim për kundërshtarët e këtij ligji.

E konsideroj një lajm të mirë, një lajm të mirë për aprovimin e sistemit. Është hequr një pengesë nga procesi i reformws. Për shkak se kjo ishte një betejat e radhës në gjithë këtë rrugëtim të reformës dhe është hapur rruga për të vazhduar me tej me vettingun. Është një fitore e të gjithë atyre që mbështetën fuqishim këtë proces në mënyrë të vecantë ligjin e vettingut dhe është dështimi që e kanë kundërshtuar këtë proces dhe kanë bërë përpjkejet nën dhe mbi tavolinë për ta frenuar. Është një dështim i merituar. Besoj se gjerat do të ecin normalisht. E di që do të ketë edhe vështirësi të tjera. Kam besim të plotë që gjërat do ecin mbarë”,- tha Xhafaj.

I pyetur se kur mund të fillojnë efektet e vettingut, Xhafaj tha se “Do zbatohen të gjitha procedurat, procedurat e para  duhe ti bëjë presidenti, gjyqtarët për të cilat ka afat të mirëpërcaktuara në ankesin kushtetues”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?