Gjykata liron 7 nga 11 kukësianët e arrestuar

Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot vendimin për 11 kukësianët e arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit kundër vendosjes së taksës së kalimit.

Gjykata i ka lënë të lirë 7 kukësianët që mbahen në burg që nga data 2 prill, duke dhënë masën “detyrim paraqitje”. Ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur në burg.

Për një prej të arrestuarëve gjykata vlerësoi se arrestimi ishte i padrejtë, pasi është verifkuar se nuk ka qenë pjesëmarrës në protestë.

Vendimi është pritur me entuziazëm në sallën e gjykatës ku ishin të pranishëm familjarë të të arrestuarave, por edhe deputetë të PD dhe LSI. Fillimisht vendimi u interpretua si lirim i gjithë qytetarëve nga burgu, por më pas u sqarua se jo të gjithë kuksianët u liruan nga qelitë.

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha për mediat pas vendimit se gjykata dha vendim të padrejtë, për tre qytetarët që mbetën në burg. Ai shtoi se protestat do të vijojnë.

Deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj u shpreh se vendimi është provë e kapjes së drejtësisë, pasi sot duhet të ishin pranë familjeve gjithë qytetarët e burgosur.

Po ashtu dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho tha se vendimi është gjysmak. “Kjo është një drejtësi gjysmake. Ne do të vijojmë protestat deri në lirimin e tre qytetarëve të mbetur”,- tha Spaho.

Ditën e sotme, që prej orës 08:00 në ambientet e gjykatës dhe jashtë saj ishin me qindra qytetarë dhe deputetë që protestonin për lirimin e tyre.

https://www.facebook.com/ademi.voltana/videos/2062330457348004/

SHKARKO APP