Gjyqi i sotëm politik i Elbasanit, një sinjal alarmi për shoqërinë
Arrestimi i kryetarit të LSI të qarkut Elbasan i cili ka qenë edhe ish-drejtues i rrugëve, arrestim i kryer nga prokuroria e Elbasanit, është akuzuar nga politika se ishte një urdhër politik i kryeministrit Rama për të ndëshkuar për hakmarrje LSI-në, pasi sipas avokatit të Dashamir Xhikës ai akuzohet dhe është arrestuar për një kontratë të vitit 2009, ndërkohë që Xhikja është emëruar në vitin 2013.
Gjithë urrejtja dhe mllefi kryeministror u derdh në Elbasan te kryetari i LSI së qarkut, Dashamir Xhika, i cili ndalohet e gjykohet siç thamë për një kontratë katër vite para se ai të emërohej drejtor!
Seanca e ditës së sotme gjyqësore në Elbasan ishte për ish drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika dhe ish-drejtorin Andi Toma. Mësohet se ka pasur debate të ashpra mes gjyqtares Idushe Maliqit dhe palës mbrojtëse.
Avokatët kërkuan që gjyqtarja të tërhiqej nga çështje, pasi sipas tyre ajo nuk ka qenë objektive me këtë rast. Po ashtu avokatët kanë hedhur poshtë akuzat duke paraqitur 4 pika me argumentet e tyre.
- Avokatët kontestuan faktin që vendimi i Gjykatës për miratimin e masës së sigurimit të propozuar nga Prokuroria ishte copy-paste me kërkesën e Prokurorisë, gjë që është shkelje ligjore. Dhe u pranua nga Prokurorja që ishte komunikuar me email.
- Avokatët kontestuan mënyrën e kontrollit të banesës, jashtë orareve ligjore dhe duke ushtruar terror në familjet e të akuzuarve.
- Avokatët kontestuan faktin që Gjykata kishte pranuar pretendimin e Prokurorisë se vlera e dëmit nga kontrata ishte sa gjithë vlera e kontratës, ndërkohë që rruga është përfunduar në 90 përqind të saj.
4- Prokuroria pretendon se është shkaktuar dëm ekonomik, ndërkohë që kontrata nuk ka përfunduar dhe garancia e punimeve në zotërim nga ARRSH është më e madhe se dëmi i pretenduar nga Prokuroria. Gjyqtarja u tërhoq sepse 4 avokatë u shprehën se ajo kishte shkelur procedurat ligjore. Kishte pranuar kërkesat absurde te prokurorisë, nuk kishte vlerësuar provat (nuk kishte asnjë provë në vendimin e Gjykatës për pranimin e masës së sigurimit të kërkuar nga Prokuroria) dhe ishte e paragjykuar për çështjen. U kontestua fakti që ka kaq vite (mbi dy vjet) që hetohet çështja dhe të akuzuarit janë paraqitur rregullisht. Pse tani futen në burg (Masë e sigurisë me burg). U kontestua gjithashtu dhe masa e sigurisë me burg, sepse ata nuk paraqesin rrezikshmëri shoqërore.
Inati dhe urdhëri i kryeministrit Rama ishte për të goditur LSI dhe sipas Petrit Vasilit mbetet një arrest politik me porosi të kryebanditit dhe kapos së krimit e drogës Edi Rama, pasi Dashmir Xhika nuk ka qenë në detyrë për kohën kur bëhet akuza.
Pas shumë debatesh e orësh, gjykata nën presionin e PS-së dhe direkt të Edi Ramës, thonë në selinë e LSI vendosi masën e arrestit me burg për Dashamir Xhikën.
Në foto:Dashamir Xhika në seancën gjyqësore në Elbasan
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit, kreut të deputetëve të LSI:
Prokuroria e krimeve te renda ne sherbim te droges dhe kryeministrit.
Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhika nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij.
Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar.
Kjo prokurori qe ka prej vitesh denoncimin e kontrollit te larte te shtetit per Gjiknurin per grabitjen e 650 milion euro per CEZ.
Kjo prokurori qe nuk arreston ministren e drejtesise qe ekstradoi duke dhunuar ligjin Nazer Seitaj qe po vete kjo prokurori e kish arrestuar.
Kjo prokurori qe mbyll dosjen e Rames sepse ky kerkoi falje ne facebook pasi ai shkaterroi zgjedhjet duke i bere thirrje policise te lere uniformat dhe te beje vota per partine socialiste
Kjo prokurori e vene per fundi nga kryeministri me kercenimin e vetingut i dha fund besimit te shqiptareve te drejtesia.
Prokurorine e Rames,Markut e Xhafes nuk e beson me askush.
Prokuroria qe nuk lufton drogen e korrupsionin e ministrave eshte qartazi perkrahese edhe droges dhe korrupsionin dhe do te mbuloje diellin me shoshe duke shkelur ligjin me te dyja kembet per te denuar nje ish nepunes vetem e vetem per terhequr vemendjen nga baterdia qeverisjes kriminale e korruptive qe po shkaterron vendin.
Rama jep urdhera politike, por nuk firmos ndersa prokuroret po firmosin dhe po shkelin e dhunojne ligjin, pergjegjesia per ta eshte individuale per sot e per mot dhe shpejt a vone asnje nuk i shpeton dot kurre kesaj pergjegjesie.(Petrit Vasili)
Në foto:Avokatët në pushim te një seance gjyqësore në Elbasan
Deklarata e deputetes së LSI, Floida Kërpaçi
Drejtësi me gjyqe politike NUK KA!
“Pasi u dëshpërua thellësisht nga refuzimi ynë për të vazhduar koalicionin me të dhe pas nisjes së një lufte frontale kundër lidhjeve të tij kriminale, Edi Rama, duke blerë apo shantazhuar njerëz të sistemit të drejtësisë synon të bëjë gjyqe politike për të eleminuar kundërshtarët e tij politik. Kjo gjë kurrë ska për të ndodhur!
Prokuroria dhe gjykata, nën pagesën apo shantazhin e “Vettingut” të Edi Ramës, janë duke zhvilluar sot një gjyq politik ndaj Z. Xhika, një ish-nepunes shtetëror i cili jo vetëm nuk ka qenë në detyrë në momentin e kryerjes së aktit për të cilin prokuroria ka ngritur akuza (viti 2009), por edhe ka bashkëpunuar me drejtësinë në pretendimet e tyre duke qenë i gatshëm për zbardhjen e së vërtetës.
Ky proces ska lidhje me drejtësinë. Ky proces është tërësisht politik.
Pasi pengoi arrestimin e ministrit Tahiri,
Edi Rama zgjodhi në mënyrë antikushtetuese një kryeprokurore të partisë socialiste që të ekstradonte në bashkëpunim me Ministren e Drejtesisë financierin e bandës kriminale.
Edi Rama eleminoji provën që të shpëtonte kështu ministrat dhe miqtë e tij të lidhur me drogën.
Sot, janë të njëjtët njerëz të sistemit të drejtësisë që ose i ka blerë ose i ka shantazhuar, të cilët i ka vënë në sulm politik për interesat e tij ndaj kundërshtarit politik.
Ky është fundi i shtetit të së drejtës!
Por mos të mendoj ky kryeministër se do ti mbylli gojën popullit Shqiptar dhe të rinjve, që ndihen të zhgënjyer dhe të zemëruar nga ky kryeministër AntiShqiptar!
Na duhet një Shqipëri, ku ligji funksionon njësoj për të gjithë!”
Në foto: Deputeti Viktor Tusha.
Viktor Tushaj: Arrest si në diktaturë
Deputeti i LSI-së në Lezhë, Viktor Tushaj e ka cilësuar arrestimin e kreut të LSI-së në Elbasan, Dashamir Xhika si arrestimet që kryheshin në kohën e diktaturës.
Deklarata e plotë e Viktor Tushaj:
“Arrest si ne kohen e diktatures! Cfare do ti mbetet kesaj maxhorance pa bere?
A thua do te kete kohe ta nenshtroje kete popull diktatori i ri?
Une gjykoj dhe dua te besoj fort se nje revolucion popullor i duhet ketij vendi per te shpetuar cfare ka mbetur;
– per te shpetuar ata te rinj e te reja qe alternativa e ndertimit te mireqenjes se tyre eshte akoma Shqiperia
– per te shpetuar ata prokurore e gjykaes qe kane punuar me ndershmeri e perkushtim por qe rilindja i perbalti dhe i demoralizoi ne missionin e tyre te veshtire
– per te shpetuar nga dhuna ndaj kushtetutes
– per te shpetuar nga arroganca e nje shteti qe nepermkemb qytetaret e tij
– per te shpetuar drejtesine nga padrejtesia qe liron Tahirin, qe ekstradon Nezirin, por qe ka kurajon te akuzoje, prangose e burgose Xhiken
– per hashashin, drogen, drogaxhinjte dhe kriminelet qe kane zaptuar institucionet e shtetit shqiptar
– per varferine e papunesine qe po u merr frymen shqiptareve
– per taksat qe rriten cdo vit dhe nuk perballohen
– per reformen e energjise qe pervec se rriti cmimin asnje permiresim perkundrazi. Enjejte do te jete edhe ajo e ujit
– per te permbyturit e permujshem qe shkaktarin e shikojne te shteti i paafte dhe vrases
– per ilaqet qe u mungojne spitaleve dhe detyrojne te semuret te vdesin ne pritje
Per keto e shume te tjera qe i dime te gjithe duhet revolucioni popullor”.