Gjyqtarja e kuksianëve, Alma Ahmeti nën masa sigurie kryeministrore

Fotot e mëposhtme tregojnë se si lëviz e shoqëruar gjyqtarja e cila dha vendimet për kuksianët. As kryeministri Rama nuk lëviz në masa kaq të forta sigurie.

Gjyqtarja Alma Ahmeti ka dalë nga Gjykata e Tiranës pas nje seance maratonë dhe të tensionuar. Ajo mori vendimin për 23 kukësianët e arrestuar pas protestës te Rruga e Kombit. Vendimi i saj i sotëm që la në ‘arrest me burg’ 11 prej të arrestuarve, ngjalli shumë zemërim dhe pakënaqësi tek protestuesit. Opozita e akuzoi Ahmetin si një gjyqtare të kapur nga Edi Rama. Ndërkohë ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka thënë se kjo gjyqtare duhet të jepte dorëheqje nga cështja pasi është në konflikt interesi. Bashkëshorti i saj tha, Erion Ahmeti, është kreu i policisë së qarkullimit rrugor në Tiranë.

Mësohet se edhe shtëpia e saj ruhet nën masa të rrepta sigurie nga forcat speciale. Po kështu kryeministria po bën përpjekje në komisionet e Vettingut që ajo të dalë e rregullt pas vendimeve të sotme si dhe po shikohet mundësia që pas këtij gjyqi ajo të transferohet nga Kukësi në Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?